Përparim Sadiku, punëtor i kompanisë “Bechtel Enka”, kishte mbetur të premten dy orë i varur në vinç, si pasojë e rrëzimit të njërit prej trarëve të autostradës, “Arbën Xhaferi”.
Sadiku ka rrëfyer momentet e tij sa kishte mbetur i varur në vinç. Ai thotë se ka qenë i varur në një lartësi prej 45 metra, ndërsa trari kishte peshuar 130 ton.
“Kam qenë mbi një trarë nga betoni i cili peshonte 130 tonë, e kam parë vdekjen me sy, kam kërkuar ndihmë, me pa mundësi për të më ndihmuar dhe nuk kam besuar që jam gjallë deri vonë”, ka rrëfyer Sadiku për Insajderin.
Sadiku ka thënë se, “lëvizjen e trarit e ka bërë një turk, trarë ky që ka qenë i lidhur vetëm në një krah, pra njëra anë e trarit ka qenë e lidhur ndërsa tjetra jo, trari ka qenë 45 metra i gjatë dhe unë kam qenë mbi të”.
Mirëpo edhe pse njësitet emergjente kishin arritur në vendin e ngjarjes, nuk kishin arritur ta shpëtonin Sadikun, ai kishte vazhduar të qëndronte i varur në vinç.
“Zjarrfikësit kanë qenë, mirëpo nuk kanë bërë asgjë, lartësia 45 metra ishte e pamundur për të më mbërri, di vetëm të them se e kam parë vdekjen dhe nuk kisha mundësi për të bërë asgjë që ta shëptojë veten”, ka rrëfyer Sadiku.
“Pas dy orësh arriti vinçi 60 metra dhe më mori me bartëse, e ata që më ndihmuan ishte një turk dhe një zjarrfikës nga Kaçaniku”, ka treguar Sadiku.
Përvec Përparim Sadikut nga ky aksident në autostradën, “Arbën Xhaferi”, kanë mbetur të lënduar edhe pesë punëtorë të tjerë. Ky aksident ka ndodhur në pasditen e së shtunës. Me ç’rast Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kishte kërkuar edhe bllokimin e përkohshëm të rrugës, “Kaçanik – Hani i Elezit”.
Ndërsa fillimisht Policia e Kosovës kishte njoftuar se kishin mbetur të lënduar gjashtë punëtorë të “Bechtel & Enka”, pasi është shkëputur një pjesë e vinçit.
“Është raportuar se në vendin e punimeve në autostradën Arbër Xhaferi, dyshohet se gjatë punës është shkëputur një pjesë e vinçit dhe si pasoj lëndime trupore kanë marr 6 persona të gjinisë mashkullore njëri prej tyre shtetas i Turqisë kurse të tjerët K/Shqiptar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, kishte njoftuar Policia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova