Më shumë se 30 biznese të rajonit të Mitrovicës kanë ekspozuar produktet e tyre bujqësore dhe artizanale në Panairin e Bujqësisë që u mbajt sot në Mitrovicë, ku u tha se prodhuesit kosovarë për dallim nga vitet e mëparshme, kanë zgjeruar gamën dhe kanë ngritur cilësinë e prodhimeve bujqësore.
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, duke lavdëruar fermerët se nuk u dorëzuan asnjëherë përballë sfidave të shumta, premtoi mbështetje të fuqishme dhe të vazhdueshme për ta.
“Edhe pse ballafaqoheni gjithmonë me sfida, ju fermerët asnjëherë nuk jeni dorëzuar. Si pjesë e komunës së Mitrovicës jam i kënaqur që gjithmonë brenda mundësive jemi munduar të mbështesim fermerët e regjionit tonë, e posaçërisht të komunës së Mitrovicës…Ndihmat e tilla nuk do të mungojnë asnjëherë sepse bëhet fjalë për fermerët, bukën, sofrën tonë…Dera e kabinetit të komunës do të jetë e hapur, shpresoj siç ka qenë gjithmonë, për të gjithë ata që duan të punojnë”, ka thënë Mujka.
Në emër të Unionit të Shoqatave të Fermerëve të Rajonit të Mitrovicës, foli Zymer Bajraktari, i cili potencoi se prodhimet vendore duhet të zënë vendin kryesor në Kosovë.
“Uroj që këto dy ditë të shërbejnë si motiv për të gjithë ne dhe konsumatorët që prodhimet vendore duhet të zënë vendin kryesor në sofrat tona”, theksoi Bajraktari.
Sabit Ferizi, nga Drejtoria e Bujqësisë së Skenderajt, ka thënë se përmes panaireve zhvillohet dhe nxitet bujqësia intensive.
“Me pjesëmarrje në panaire ju të nderuar prodhues njoftoheni mes vete dhe shkëmbeni përvoja, me qëllim të zhvillimit dhe nxitjes së bujqësisë intensive”, tha ai.
Ndryshe, ky Panair që do të zgjasë për dy ditë radhazi, u organizua nga Unioni i Shoqatave të fermerëve të regjionit të Mitrovicës në bashkëpunim me komunat e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Çmimet e larta të produkteve - sërish bojkotohen dyqanet në Kroaci dhe Bosnje
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
JussQeshja – Kombinim i freskisë dhe gëzimit për fëmijët!
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?