LAJMI I FUNDIT:

Përgjimi i Vangjush Dakos në dosjen e përgjimeve të trafikantëve

Përgjimi i Vangjush Dakos në dosjen e përgjimeve të trafikantëve

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, rezulton të jetë përgjuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në një bisedë telefonike me një person që në dosjen e organit të akuzës identifikohet si Niçja.

Televizioni Klan ka siguruar një pjesë të bisedës së Dakos që sipas Prokurorisë mban numrin 069 20 99 300 dhe Niçes që mban numrin 89 67 77 65 dhe që ka qenë objekt i përgjimit.


BISEDA 1 –

Niçja: Hë kryetar, hë vllai.

0692099300: Niçe, ku je?

Niçja: Këtu vërdallë…

0692099300: Ku është Astriti?

Niçja: Ka lëviz një çikë.

0692099300: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?

Niçja: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?

0692099300: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.

Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj…

Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një

0692099300: Po mirë mo mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.

Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!

0692099300: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…

Po kush është Nicja, cila është lidhja e Vangjush Dakos me të dhe për çfarë bisedon kryebashkiaku i Durrësit me këtë individ?

Vangjush Dako do të japë sqarime për këtë përgjim sonte në emisionin “Opinion” në Tv Klan, në orën 21:00, përballë një paneli gazetarësh.

Pjesë e përgjimeve të Prokurorisë është një tjetër bisedë e zhvilluar mes një personi të paindetifikuar dhe Niçes, që kuptohet se është objekti i përgjuar në shumë raste nga organi i akuzës, ashtu si në rastin e telefonatës me kryebashkiakun.

BISEDA 2 – NIÇJA

1- Niçja: Të marr unë se jam me rob pra…

2- Alo, ça po bën?

1- Niçja: Të marr unë se jam me rob të thashë!

2- Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?

1- Jo! Jo! Jo!

2- Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu…

… po deshe…

1- Niçja: …mirë…

2- 6 veta janë!

1- Niçja: Hajt se të marr unë!

2- Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të ..tojnë (nuk kuptohet)! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori