LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët ende përdorin shumë valutën e gatshme

Kosovarët ende përdorin shumë valutën e gatshme

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se infrastruktura bankare në vend është zgjeruar në kontekst të rrjetit së pajisjeve POS, derisa numri i bankomatëve është zvogëluar krahasuar me dhjetor 2016.

“Përkundër zvogëlimit të numrit të bankomatëve, numri i tërheqjeve përmes ATM-ve është rritur në 13.8 milionë (12.3 milionë deri në dhjetor 2016), me një qarkullim prej 1.9 miliardë euro (1.6 miliardë deri në dhjetor 2016)”, thuhet në raportin e BQK-së.

Sipas BQK vlera e tërheqjes së parave përmes ATM-ve ndaj gjithsej transaksioneve me kartela arriti në 61.9 për qind në vitin 2017, që tregon për nivel të lartë të përdorimit të parasë së gatshme, raporton RTKlive.

“Rritja e numrit të ATM-ve, të cilët mundësojnë depozitimin e parave në llogaritë e klientëve, ka ndikuar që vlera e depozitimeve të rris pjesëmarrjen në 29.3 për qind të gjithsej vlerës së transaksioneve me kartela përmes terminaleve, nga 1.1 për qind sa ishte tri vite më parë”, thuhet në raportin e BQK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kqyr me sy se o’ për ty - “Holiday In 2”

Kqyr me sy se o’ për ty - “Holiday In 2”

Edil Project
Udhëto me PrishtinaTicket, përfito Falas Check-in, bagazh deri 20kg dhe çantë dore

Udhëto me PrishtinaTicket, përfito Falas Check-in, bagazh deri 20kg dhe çantë dore

Prishtina Ticket
Peshkun e freskët mund ta ruani deri në 17 ditë? Si është e mundur kjo? Merrni pjesë në Masterclass ku ligjërojnë shefat nga Italia

Peshkun e freskët mund ta ruani deri në 17 ditë? Si është e mundur kjo? Merrni pjesë në Masterclass ku ligjërojnë shefat nga Italia

Frigo Deluxe
Ftesë për ofertë për shërbimet e implementimit në rrjetin e IPKO

Ftesë për ofertë për shërbimet e implementimit në rrjetin e IPKO

IPKO
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Turqia synon tregti miliardëshe me Kosovën deri në fund të vitit

Turqia synon tregti miliardëshe me Kosovën deri në fund të vitit

Ekonomi
Kalo në kategori