LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi pas vdekjes i XXXTentacion: Reperi e pranon se e ka rrahur ish të dashurën dhe zbulon disa vepra penale

Rrëfimi pas vdekjes i XXXTentacion: Reperi e pranon se e ka rrahur ish të dashurën dhe zbulon disa vepra penale
Mandatory Credit: Photo by Larry Marano/REX/Shutterstock (8847724a) XXXtentacion XXXtentacion at I Heart radio Station 103.5 The Beat, Fort Lauderdale, USA - 26 May 2017

Ai ndërroi jetë muaj më parë, por punët që kishte bërë në të kaluarën po shpërblehen pas shkuarjes në amshim.

XXXTentacion së fundi u zgjodh si artisti më i mirë i ri në eventin Bet Hip-Hop Awards gjersa çmimin e mori familja e tij.

Megjithatë, gjatë ditës së djeshme është zbuluar një audio regjistrim tronditës i reperit të ndjerë, ku ka pranuar se ka kryer disa vepra penale.


Në fakt, artisti i ndjerë përmes regjistrimit pranon se ka rrahur ish të dashurën dhe ka goditur nëntë persona me thikë.

Ai besonte se ish e dashura, Ayala e kishte tradhëtuar, raporton BBC, ndërsa e kërcënon me jetë nëse ‘luan me të’.

“Unë isha në Miami dhe qëllova njerëzit më thikë. Sa njerëz u thanë në lajme? Ata thanë tre, por ishin 8”, dëgjohet në audio.

“Ajo e ka parë këtë …”, vazhdon ai, duke iu referuar Ayalas, “Ajo e di dhe është e frikësuar, mendon se do ta vras.”

XXXTentacion gjithashtu pranon se kishte goditur me thikë një ish-menaxher për të cilën gjë ishte arrestua në Florida. /Telegrafi/