Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar pas moslirimit të ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit nga Burgu i Dubravës.
Në një postim në Facebook, Selimi u shpreh i kënaqur për lirimin me kusht të Jahir Demakut por në rastin e Selimit ai tha se po mbahet padrejtësisht dhe paligjshëm në burg.
“Sot nga Burgu i Dubravës u lirua Jahir Demaku, por jo edhe Sylejman Selimi. I urojmë Jahirit dhe Familjes Demaku – Mirë se u ktheve në shtëpi Jahir! E di që këtij kthimi nuk munde t’i gëzoheshe ashtu sic do të duhej, as ti e as familja jote, kur kjo nuk ndodhi edhe me komandantin tënd i cili sot të përcolli nga Dubrava, ku po mbahet paligjshëm. Mbeti në burg, Gjeneral Sylejman Selimi i cili padrejtësisht u arrestua, padrejtësisht u dënua e krejt padrejtësisht dhe paligjshëm edhe po mbahet peng në burg”, tha Rexhep Selimi.
“Si mund të shpresohet edhe më tutje në drejtësi në Kosovë kur padrejtësia ka arritur deri në këtë shkallë? Sylejman Selimi u arrestua edhe pse nuk kishte bërë asgje të keqe, u gjykua me dëshmitarë të rrejshëm, u dënua pa fakte dhe pa dëshmi, kurse sot nuk u lirua edhe pse tash e tre muaj më parë kishte vendosur Gjykata Supreme për rigjykim në procesin “Drenica”. Këtu nuk bëhet më fjalë për drejtësi”, ka shtuar Selimi.
Ai shtoi se koha do t’i nxjerrë në pah padrejtësitë që janë duke ndodhur.
“Koha do t’i nxjerrë një ditë edhe përgjegjësit politikanë që po e dhunojnë drejtësinë! Ata do të turpërohen kur e vërteta do të dalë dhe drejtësia do të triumfojë. Sylë, mbahu edhe pak! Qëndro dhe gëzoju faktit që nuk je sikur ata që të dërguan në burg”, ka shkruar ai.
Rexhep Selimi dhe Sylejman Selimi ishin bashkëpjesëmarrës të luftës së UÇK-së.
Në lidhje me mos-lirimin e Sylejman Selimit sot gjatë ditës ka reaguar edhe avokati i tij, Tomë Gashi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin