LAJMI I FUNDIT:

Nikolla Todorov përjashtohet edhe nga Komiteti Komunal në Karposh

Nikolla Todorov përjashtohet edhe nga Komiteti Komunal në Karposh

Komitetet komunale të OBRM-PDUKM-së në Karposh, pa debat përjashtuan ish-zyrtarin e lartë të kësaj partie Nikolla Todorov.

Ky vendim nga Komiteti Komunal është marrë pas vendimit të Komitetit Qendror të OBRM-PDUKM-së, për ta përjashtuar nga partia Todorovin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Todorov: Jam përjashtuar nga OBRM-PDUKM-ja anti-perëndimore dhe anti-NATO, kjo nuk është partia ime
Lexo po ashtu Todorov: Jam përjashtuar nga OBRM-PDUKM-ja anti-perëndimore dhe anti-NATO, kjo nuk është partia ime

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe zyrtarë i lartë i kësaj partie Nikolla Todorov kërkoi që ai të thirret dhe të dëgjohet nga Komisioni Disiplinor në Karposh, por kjo nuk ndodhi.


Më parë, Komiteti Komunal i Qendrës përjashtoi nga partia ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, i cili tha se partia ka nevojë për gjithë përfshirje, dhe jo politikat të përjashtimeve. Ai gjithashtu theksoi se partia nuk është pronë e udhëheqësisë aktuale./Telegrafi/