LAJMI I FUNDIT:

Tri gra kosovare në garë për t’u nominuar për çmimin ‘Oscar’

Tri gra kosovare në garë për t’u nominuar për çmimin ‘Oscar’

Sivjet është vit i veçantë për industrinë e filmit kosovar, pasi që tri regjisore të saj, Lendita Zeqiraj, Blerta Zeqiri dhe More Raça, janë kualifikuar për edicionin e 91-të të Çmimeve të Akademisë – Oscar.

Filmi debutues i metrazhit të gjatë i Blerta Zeqirit MARTESA fitoi çmimin FIPRESCI dhe çmimin special të jurisë në festivalin Tallin Black Nights në vitin 2017. Në vitin 2012, po e njëjta e fitoi çmimin e jurisë për filmin e shkurtër KTHIMI në festivalin e filmit Sundance. Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu luajnë protagonistët në rrëfimin e një burri që e mban një fshehtësi nga gruaja e tij – është i dashuruar në shokun e tij të ngushtë.


Në një intervistë për Hollywood Reporter, duke folur për motivimin e saj për ta shkruar këtë histori, Zeqiri tha: “nuk ka kuptim të ndalohet dashuria”. MARTESA është propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar – kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj.

Filmi i shkurtër i Lendita Zeqirajt GARDHI u kualifikua duke ngadhënjyer si filmi më i mirë i shkurtër në festivalin ndërkombëtar të filmit në Hamptons dhe si filmi më i mirë nën 15 minuta në festivalin e filmit të shkurtër në Palm Springs. Ky film e përcjell një fëmijë të vogël, të cilin e luan Art Lokaj, duke u ballafaquar me veset e familjes së tij të përçudnuar, derisa miku i tij rom e prejt jashtë. Filmi prek mbi temën e përjashtimit, shovinizmit dhe racizmit në shoqërinë kosovare.

AJO nga More Raça është përzgjedhur si njëri ndër finalistët e Manhattan Short Film Festival. Filmi është shfaqur në mbi 350 qytete nëpër 6 kontinente dhe ka fituar të drejtën të garojë për Oscar. AJO flet për temën e dhunës në familje dhe e përcjell trimërinë e një vajze të vogël, të luajtur nga Diella Valla, e cila e bën të pamundurën për ta shpëtuar vetveten dhe nënën e saj, të cilën e luan Aurita Agushi.

“Këto tri kualifikime vetëm sa vazhdojnë ta pasqyrojnë trendin e zhvillimit të industrisë kosovare të filmit, derisa po prodhojmë gjithnjë më shumë filma dhe i ndajmë ata me botën. Kemi shpresa të mëdha për atë se çfarë do të sjellë e ardhmja për talentët tanë” tha Arben Zharku, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep

Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep

Magazina
Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë

Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë "Oscars", ajo thuhet se është shumë e dëshpëruar që nuk u nominua

Magazina
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues: Gjithçka që ndodhi në finalen e madhe

Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues: Gjithçka që ndodhi në finalen e madhe

"Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës", Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj

Magazina
Kalo në kategori