LAJMI I FUNDIT:

Në Gjevgjeli hapet deponia e parë me standarde evropiane

Në Gjevgjeli hapet deponia e parë me standarde evropiane

Në Gjevgjeli sot do të lëshohet në përdorim deponia e re sanitare e vendosur në fshatin Konjsko e Re. Ndërtimi i deponisë është në vlerë prej 980.000 dollarë amerikanë dhe është financuar nga Japonia, ndërsa projektin e zbaton Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara.

Kjo është deponia e parë në Maqedoni e cila tërësisht i plotëson standardet e Bashkimit Evropian. Me lëshimin e saj në përdorim do të mbyllen të gjitha deponitë ilegale në brigjet e Vardarit. Në të ardhmen do të jetë pjesë e sistemit më të madh rajonal të deponimit të mbeturinave.


Në dorëzimin solemn të deponisë së re sanitare të Komunës së Gjevgjelisë do të marrin pjesë ambasadorja japoneze Keiko Haneda, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Luiza Winton dhe kryetari i Komunës së Gjevgjelisë, Sasho Pockov./Telegrafi/