Seriali “The Haunting Of Hill House” është pa dyshim një nga më të frikshmit e vitit.
Aktori Oliver Jackson-Cohen tha për Metro se xhirimi i serialit drithërues e la atë duke parë vegime, ndërsa aktorja tjetër Elizabeth Reaser vuante nga pagjumësia.
“Natyrisht ju e dini, sepse ne jemi aktorë, ne kemi imagjinatë të gjerë” tha Oliver, i cili luan rolin e të droguarit, Luka Crain në këtë serial, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
“Pasi kishim kryer xhirimet e serialit, fillova të mendoj se dikush ishte ulur në fund të shtratit tim gjatë natës”, tregoi më tej.
Elizabeth Reaser, e cila luan motrën e tij më të madhe Shirley në këtë shfaqje, shtoi: “Nuk kam pasur ndërveprime shpirtërore, por ndjehem sikur ka diçka që ndodh pa vetëdije. Nuk isha në gjendje të fle, ndjehesha si e çmendur”.
Gjatë intervistës, Oliver ndërhyri duke i thënë asaj: “Mbaj mend një javë kur të gjithë ne…po xhironim prej nëntë muajsh dhe më kujtohet që të thirra një ditë dhe ti thjesht nuk fole”.
“The Haunting Of Hill House” është një prodhim i dhjetë serive nga Netflix, një dramë horror që është në romanin e vitit 1959 me të njëjtin emër nga Shirley Jackson. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“E vetmja gjë që nuk kam arritur” – Heidi tregon ëndrrën e saj të parealizuar
Nisin përgatitjet për Karnavalin “Golden Eagle” në Suharekë – artistë të shumtë pritet të performojnë për të pranishmit
Përse nuk e ka pranuar ftesën e Robertit për të shkuar në emision? – Përgjigjet Nora Istrefi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251