LAJMI I FUNDIT:

Miro Cerar nesër për vizitë zyrtare në Maqedoni

Miro Cerar nesër për vizitë zyrtare në Maqedoni

Me ftesë të ministrit Nikolla Dimitrov, nesër ministri për Punë të Jashtme i Sllovenisë Miro Cerar, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Nga MPJ njoftojnë se në takim është paraparë që të këmbehen mendime rreth marrëdhënieve dypalëshe mes Maqedonisë dhe Sllovenisë, si dhe për mundësinë e forcimit të bashkëpunimit në sfera me interes për të dy shtetet, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Dy ministrat pritet të marrin pjesë në hapjen solemne të hapjes së hapësirave të reja të Ambasadës së Sllovenisë në Maqedoni./Telegrafi/