LAJMI I FUNDIT:

Kërcënohet Sorosi, gjendet letër-bombë në shtëpinë e tij

Kërcënohet Sorosi, gjendet letër-bombë në shtëpinë e tij

Policia e Nju Jorkut thotë se ka shkatërruar në mënyrë të kontrolluar një letër-bombë, të gjetur në shtëpinë e biznesmenit miliarder George Soros.

Pakoja u zbulua në një kuti postare nga një punonjës i Sorosit, që njoftoi autoritetet para se ta çonte atë në një zonë të pyllëzuar aty pranë.


Incidenti po hetohet tani nga Byroja Federale e Hetimit. Soros është vendosur shpesh nën kritika nga grupet e së djathtës ekstreme, për shkak të mbështetjes së tij të kauzave liberale. Ai nuk ndodhej në shtëpinë e tij, në qytetin Bedford të Westchester County, në kohën e incidentit.

“Një punonjës në rezidencë hapi pakon dhe pa atë që dukej si një mjet shpërthyes”, tha policia në një deklaratë për shtyp. Skuadra e posaçme e kishte shkatërruar atë më pas. /tch/