Rojet e Parkut Kombëtar “Sharri”, ditë më parë janë sulmuar fizikisht dhe me armë zjarri nga disa grupe të dëmtuesve të pyjeve që prerjen ilegale të pyjeve dhe tregtimin e drurit e kanë shndërruar në biznes.
Në lidhje me këtë janë njoftuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit, të cilët janë duke hetuar rastet.
Për rastin ka reaguar edhe kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina i cili tha se agjencia ka rrit intensitetin e ruajtjes se parqeve, mirëpo sipas tij, kjo gjë i ka egërsuar grupet e caktuara kriminale që merren me përfitime nga prerjet ilegale të pyjeve.
“Meqë është fillimi i sezonit të dimrit dhe shitja e druve ka filluar me të madhe, edhe ndërhyrjet në pyjet e Kosovës janë rritur. AMMK ka nën kompetenca dy parqet kombëtare të themeluara me ligj. Mbrojtja e pyjeve, bimëve tjera, kafshëve dhe resurseve natyrore në parqe ka status të veçantë dhe prerja e lisave paraqet krim mjedisor dhe vepër penale. Agjencia dhe drejtoritë e parqeve ka rritur intensitetin e ruajtjes, me çka edhe kapja e keqbërësve dhe paditja e tyre ka bërë që në zonën e Kaçanikut dhe Suharekës të egërsohen grupe të caktuara kriminele që merren me përfitime nga prerjet ilegale të pyjeve”, ka thënë Morina për Telegrafin.
Ai po ashtu tha se rastet janë të patolerueshme, pasi rojet sulmohen fizikisht dhe me armë zjarri.
“Rasti i Mushtishtit është i patolerueshëm, sepse sulmohen rojet e natyrës me rrahje fizike, sidomos të një personi të moshuar siç ishte Jemin Bytyqi. Kurse në Kaçanik rojet janë sulmuar me armë zjarri. Bandat e Kaçanikut kërcënojnë dhe sulmojnë edhe policinë në raste të caktuara. Kemi numër të madh shkresash për komandat e regjioneve të policisë, prokurorë e gjykata që të angazhohen në maksimum për të mbrojtur pasurinë natyrorë të parqeve”, u shpreh ai.
Kryeshefi ekzekutiv AMM-së, theksoi po ashtu se edhe pse kjo agjenci ka rritur efikasitetin e mbrojtjes së pyjeve, mungon përkrahja institucionale.
“Që tri vite me radhe AMMK kërkon që Ministria e Financave, qeveria dhe parlamenti të ndaj 12 pozita për roje natyre për parkun kombëtar Sharri. Ata nuk janë duke e miratuar. Gjithashtu pagesat e këtyre rojeve janë në koeficientin më të ulët- 4 dhe nuk marrin kurrfarë shtesa për rrezikshmëri. Ne nuk kemi mundësi që as në këso raste t’i ndihmojmë për shërim apo ndonjë ndihmë tjetër. Armatosja e tyre nuk është e rregulluar me ligj. Edhe pse disa here kemi dërguar shkresa në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, ka thënë Morina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A