Janari i vitit të ardhshëm Kosovën do ta gjejë me njësitin e Policisë së Gjelbër, e cila do të përkujdeset për ruajtjen e ambientit të pastër.
Kështu ka deklaruar për Radio Kosovën ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi. Sipas Matoshit, roli i këtij njësiti të gjelbër policor do të jetë në shqiptimin e gjobave ndaj gjithë atyre që hedhin mbeturina në mënyrë të kundërligjshme.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka thënë se në takimin e mbajtur kohë më parë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me përfaqësues të Policisë së Kosovës, janë dakorduar që t’i themelojnë grupet punuese të cilat janë duke punuar rreth krijimit të policisë mjedisore.
“Është themeluar një grup që po merret me këtë çështje, detyra e tyre është që të bëjnë një kornizë si do të duket kjo polici mjedisore, cilat mund të jenë kompetencat e saj, sa mund të jetë numri i policëve mjedisorë, pastaj si do të bëhet shpërndarja e tyre dhe në fund, diskutimi si do të duken uniformat e policëve mjedisorë”,ka thënë Matoshi.
Luan Hasanaj, nga organizata “Let’s do it Kosova”, që merret me ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë, ka thënë se duke e parë gjendjen e mjedisit në vend, krijimi i policisë së gjelbër do ta rrisë vetëdijen e qytetarëve.
“Një polici e gjelbër kish me qenë e mirëseardhur, sepse në radhë të parë vetë prezenca e policisë për një problematikë të tillë, e rritë pak vetëdijen e qytetarëve, por në anën tjetër do të jetë me efektive edhe kur bie fjala për t’i gjobitur ata të cilët hedhin mbeturina”, ka thënë Hasanaj.
Matoshi ka shtuar se ka pasur vullnet politik për themelimin e kësaj drejtorie. Sipas tij, fillimi i vitit të ardhshëm Kosovën do ta gjejë me polici mjedisore.
“Besoj që fundi i këtij viti do të përcaktojë se si do të duket policia mjedisore, cilat do të jenë detyrat, përgjegjësitë e saj, në mënyrë që nga janari i vitit e ardhshëm të kemi policë mjedisorë gjithkah në Kosovë. Kjo iniciativë ka mbështetje politike edhe nga kryeministri,qeveria, edhe nga faktorët e tjerë politikë”, ka shtuar Matoshi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza – dyshohet se u vra për gjakmarrje
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'