LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Kosova nuk është kushti i vetëm i Serbisë për anëtarësim në BE

Hahn: Kosova nuk është kushti i vetëm i Serbisë për anëtarësim në BE

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, gjatë një interviste dhënë të përditshmes serbe “Vecernje Novosti”, ka deklaruar se zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk është kushti i vetëm i Serbisë për anëtarësim në BE.

Hahn ka thënë se zbatimi i reformave në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave themelore dhe qeverisjes së mirë, mbetet thelbi i procesit të zgjerimit, transmeton Telegrafi.

“Fakti që Bashkimi Evropian duhet të jetë më i fortë dhe më i fuqishëm para se të zgjerohet, kjo në asnjë mënyrë nuk e rrezikon punën tonë me vendet kandidate dhe gatishmërinë e tyre për t’u bërë anëtarë”, ka shtuar komisioneri Hahn.


I pyetur se cilat janë gjasat që Serbia të jetë anëtare e BE-së deri në vitin 2025, Hahn ka thënë se Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker e ka bërë të qartë që asnjë shtet anëtar i ri nuk mund të hyjë në BE pa i zgjidhur çështjet e hapura bilaterale.

“Për Serbinë kjo do të thotë se është e nevojshme të përfundojë dhe të zbatojë në mënyrë të përhershme marrëveshjen ligjore me Prishtinën. Por më lejoni të shpjegoj edhe një gjë. Duket se shumë, përfshirë politikanë, e kanë përshtypjen se zgjidhja e çështjes së problemit të Kosovës është kushti i vetëm i Serbisë në rrugën drejt BE-së. Por nuk është kështu. Implementimi i reformave në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave themelore dhe qeverisjes së mirë mbetet thelbi i procesit të zgjerimit”, ka shtuar Hahn.

Ai nuk është përgjigjur në pyetjen se kur pritet të ndodh marrëveshja përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe për çështjen e ndryshimit të mundshëm të kufijve, duke shtuar se BE-ja nuk spekulon mbi elementët e mundshëm të marrëveshjes ligjore përfundimtare të detyrueshme.

Megjithatë theksoi se BE-ja mbështet plotësisht dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe se marrëveshja përfundimtare nënkupton një zgjidhje të qëndrueshme, reale në përputhje me ligjin ndërkombëtar të BE-së.

“Çfarëdo marrëveshje duhet të jetë specifike dhe e përshtatshme, që të mos krijoj precedent dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe rrugën drejt BE-së”, ka thënë për fund Hahn. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Çka janë hemorroidet, cilat janë simptomat dhe si trajtohen?

Çka janë hemorroidet, cilat janë simptomat dhe si trajtohen?

Shëndetësi
Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137

Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137

Lajme
Hamza: S’do të ketë tarifa doganore për veturat elektrike, do u japim subvencione atyre që instalojnë stacione të mbushjes

Hamza: S’do të ketë tarifa doganore për veturat elektrike, do u japim subvencione atyre që instalojnë stacione të mbushjes

Lajme
Policia dhe FSK nisin operacionin e kërkimit për Arban Hisarin, i zhdukur nga 24 dhjetori

Policia dhe FSK nisin operacionin e kërkimit për Arban Hisarin, i zhdukur nga 24 dhjetori

Kronika e Zezë
Kalo në kategori