Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, është shprehur kundër miratimit të amendamentit të Ligjit për Automjete, i cili përcakton vjetërsinë e importit të veturave nga 10 vjet sa ka qenë më parë në 15 vjet.
Ai ka thënë se duke u bazuar në studimet të cilat tregojnë se 30 për qind e ndotjes së ajrit në Kosovë vjen nga veturat, këtë vit do të përcaktohen saktë ndotësit e ajrit në vend përmes një projekti japonez.
Matoshi ka përmendur disa nga faktorët që po ndikojnë në ndotje të ajrit.
“Unë dëshiroj që ky ligj të mos kalojë në Kuvend dhe deputetët që të mos e mbështesin këtë ligj. Mosha mesatare e veturave në Kosovë sillet rreth 20 vite të vjetra, kemi rreth 400 mijë vetura që qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës. Njëkohësisht ftoj edhe deputetët që edhe ata të shtojnë presionin që të kemi një kontroll më rigoroz të cilësisë së derivateve të naftës dhe po ashtu një kontroll më të rreptë në kontrollin teknik për vetura që kur regjistrohen shkojnë me kryer kontrollimin teknik, të matet saktë emetimi i gazrave që ato lëshojnë në ajër”, tha Matoshi, për Ekonomia Online.
“Ne e kemi thënë edhe në të kaluarën, po e përsërisim edhe tash që moszbatimi i kontrollit të rreptë të cilësisë së derivateve të naftës është një prej problemeve që e detyron Ministrinë që ta mbrojë këtë qëndrim që e kemi tash. Po ashtu moszbatimi i udhëzimit administrativ për kontrollin teknik të automjeteve për kontrolle teknike është çështje tjetër që ne po ashtu na detyron që të qëndrojmë në këtë mos ndryshim të ligjit, që të mos lejojmë importim të veturave të vjetra në Kosovë”.
“Një studim shumë profesional do ta kemi në javën e parë të nëntorit, të cilin po e bënë një program i qeverisë japoneze ‘Xhajka’, që do të përcaktojë saktë ndotësit kryesorë të ajrit në vend dhe konform kësaj pastaj edhe veprimet tona mund të, ose qëndrimet tona si ministri mund të ndryshojnë. Por në këtë moment ne jemi të obliguar që për shkak të cilësisë së ajrit sidomos në stinën e dimrit në Kosovë të qëndrojmë prapa vendimit që veturat më të vjetra se 10 vite mos mund të importohen në Kosovë”.
Ministri është shprehur mosbesues se gjendja e ajrit në Kosovë mund të përmirësohet këtë vit.
Madje ai thotë se edhe për një kohë më të gjatë ndotja e ajrit në Kosovë do të vazhdojë të ndodhë, pasi sipas tij, sidomos periudha e dimrit e vështirëson gjendjen e ajrit për shkak të ngrohjes nga amvisëritë me thëngjill, veturave dhe ndotësve të tjerë.
“Unë jam i vetëdijshëm që gjatë këtij dimri nuk do ta kemi ajrin e mirë në Prishtinë, sidomos në Prishtinë. E di që nuk do të ndodhë edhe vitin tjetër sepse kjo nuk është një sfidë disa mujore, një vjeçare ose dy vjeçare, është një sfidë pak më e madhe”.
“Ne do të punojmë shumë me Komunën e Prishtinës në krijimin e hapësirave të gjelbra, pastaj të krijohen mundësi sa më të mëdha, sa më të shumta për përdorim të transportit publik, do të kërkojmë edhe ndihmën dhe mbështetjen e qytetarëve që të mos përdorin makina në, sidomos në atë periudhën kur smogu është përmbi Prishtinë dhe ajri nuk ka qarkullim, nuk ka lëvizje”.
“Të gjitha gazrat që lirohen qoftë nga termocentralet, qoftë nga veturat ose djegiet tjera që përdoren për ngrohje nga amvisëritë, nga të tjerët, është ajo periudha disa javore që përfshinë Prishtinën dhe në këtë rast, në këto situata, ne edhe mund të marrim vendime për një afat të shkurtër, por po ashtu do të kërkojmë edhe mirëkuptim dhe mbështetjen e secilit qytetar që të jap kontributin e vet për të ruajtur cilësinë e ajrit”.
Krahas vendimit për ndërprerje të përdorimit të thëngjillit në institucione shkollore, Ministri i MMPH-së thotë se tashmë është i gatshëm edhe vendimi për një ndërprerje të tillë nga institucionet publike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama