Shtatë persona të arrestuar, një në kërkim dhe disa raste nën hetime për substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘Marihuanë”, vetëm gjatë një dite.
Kështu duket pothuajse çdoherë raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës rreth përdorimit të marihunaës dhe substancave të tjera, në rastet e raportuara të 19 tetorit, përveç marihuanës janë gjetur edhe armë dhe një tabletë e dyshuar substancë narkotike e llojit “Ekstazi”.
Sipas Policisë, në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë, janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që gjatë legjitimimit dhe kontrollimit u është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë totale 10.9 gr.
Me urdhër të prokurorit është bërë kontrollimi i shtëpisë së njërit nga të dyshuar ku janë gjetur dhe konfiskuar një revole me 10 fishekë, si dhe 66 fishekë të armës AK-47.
Me vendim të Prokurorit, njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.
Ndërsa, Policia në Gjilan ka pranuar informacione se në shtëpinë e një personi dyshohet se ka substancë të dyshuar narkotike. Patrulla policore në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar sasinë e dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”, në peshë 27.4 gr.
I dyshuari është në arrati. Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.
Dy persona për marihuanë janë arrestuar edhe në Shtime, pasi kontrollimit nga Policia në trup i janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘Marihuanë”, në peshë 1.77 gr. Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dy të dyshuarit lirohen, kurse, rasti i iniciuar mbetet nën hetime, përcjell KP.
Në Ferizaj është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Policia, në veturën e tij në një pikë kontrolli, i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘Marihuanë”, në peshë 2.06 gr.
Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, i dyshuari lirohet, rasti i iniciuar mbetet nën hetime.
Kurse, në Pejë është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti kishte dëmtuar kamerat e sigurisë së ndërtesës ku ai jeton. Gjatë kontrollimit në banesën e tij është gjetur dhe konfiskuar sasi e vogël substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.
Në Mitrovicë, Policia ka reaguar pas një informate lidhur me një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull por në oborrin e shtëpisë kanë takuar të dyshuarën moshë e mitur femër, tek e cila është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”. Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.
E në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, është arrestuar i dyshuari serb, i cili ishte ndalur duke vozitur automjetin taksi, me tabela vendore, tek i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit në automjet, i është gjetur dhe konfiskuar një tabletë e dyshuar substancë narkotike e llojit “Ekstazi”.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohet, ndërsa rasti iniciohet dhe mbetet nën hetime./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit