Lidhja Demokratike e Kosovës, vazhdon diskutimin për zgjedhje të reja.
Të premten, krerët e LDK-së kanë takuar strukturat e degës së III-të në Prishtinë.
Kryetari i kësaj dege Hazir Borovci, njoftoi për qëndrimet aktuale politike dhe të gjitha qëndrimet e kryesisë së LDK-së që dolën nga takimi i fundit me kryetarin Isa Mustafa.
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka folur për qëndrimet e fundit të LDK-së, dialogun, kufijtë e Kosovës, Forcat e Armatosura dhe krejt në fund ka kërkuar mobilizimin e të gjitha strukturave të degës për t’u përgatitur për zgjedhjet qendrore të cilat janë të pashmangshme.
Beqiri ka kërkuar më shumë komente nga strukturat apo edhe vërejtje të cilat LDK-në do ta bënin më unike, të fortë dhe të pathyeshme ndaj konkurrentëve tjerë politik.
Skender Hyseni, ka folur më shumë për mbledhjet e vazhdueshme të kryesisë së LDK-së, në disa raste të hapura për opinionin, por edhe në takime të mbyllura.
Hyseni, thuhet gjithashtu në komunikatën e LDK-së, ka folur për unitetin dhe disponimin e mirë brenda të gjitha strukturave dhe organeve të partisë dhe unitetin e Grupit Parlamentar.
Ai ka përmendur edhe suksese të qeverisë Mustafa, dhe ka folur për një qeverisje aktuale të korruptuar dhe shkatërruese për vendin.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka konfirmuar edhe njëherë se LDK-ja është shumë unike, pavarësisht ideve të ndryshme brenda familjes së LDK-së. Ajo gjithashtu ka kërkuar që menjëherë pas këtij cikli të takimeve me struktura, të fillohet me takime masovike me gjithë elektoratin e LDK-së.
“Strukturat e degës së III-të, me shumë komente dhe ide të shëndosha në përfundim kanë përgëzuar të gjitha paraqitjet e Kryesisë së LDK-së dhe Grupit Parlamentar dhe njëkohësisht kanë shprehur përkrahje ndaj këtyre qëndrimeve, gjithashtu kanë kërkuar unitet brenda LDK-së për ta shndërruar atë në forcë dhe mobilizim të të gjitha strukturave për ta arritur fitoren”, thuhet në njoftim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama