Shumicën e netëve, pas një dite të gjatë në punë, krejt çfarë dëshironi është të shkoni në shtrat dhe të flini.
Por në mëngjes, atëherë kur rrezet e diellit futen nga dritarja, një rund seksi ju duket si ideja më e mirë, transmeton Telegrafi.
Nëse ju pëlqen seksi i mëngjesit, nuk jeni të vetmit. Në vitin 2015, kompania e lodrave të seksit ‘Lovehoney’ kishte anketuar 2,300 të rritur për kohën se kur preferojnë të bëjnë seks.
Meshkujt kishin pasur tendenca të shprehin dëshirë për seks rreth orës 6:00 deri 09:00 të mëngjesit, ku ‘majën e eksitimit’ e kishin arritur në 7:54 të mëngjesit.
E kundërta kishte qenë e vërtetë për femrat, të cilat kishin preferuar seks mes kohës 11:00 dhe 14:00.
Seksi i mëngjesit është i mahnitshëm, jo dhe jo vetëm sepse seksi është i kënaqshëm, por për shumë arsye tjera. Disa prej këtyre arsyeve, i keni më poshtë.
Seksi i mëngjesit ju bën më produktiv
Në një anketim të këtij viti, ‘Mattress Advisor’ i kishte pyetur rreth 1,000 të rritur që jetojnë me partnerin rreth qëndrimeve të tyre sa i përket seksit të mëngjesit. Më shumë se gjysma e meshkujve – 53% – kishin thënë se seksi i mëngjesit i bën më produktivë gjatë ditës.
Seksi i mëngjesit e lufton stresin
Seksi e mbush trupin me oksitoksinë, hormon i cili e liron stresin dhe ju bën të ndiheni të relaksuar e të lumtur. Pra, s’është aspak një mënyrë e keqe për ta tejkaluar një ditë të vështirë në punë. Për një dozë ekstra të lirimit të stresit, gjeni kohë të përqafoheni para se të dilni nga shtrati dhe të futeni në dush.
Nivelet e testosteronit janë më të larta në mëngjes
Në mëngjes nivelet e testosteronit janë më të larta, që do të thotë se për meshkujt, edhe epshi seksual është më i madh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve
A ka mundësi që të krijosh ndjenja për personin me të cilin bën seks të rastësishëm?
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe