LAJMI I FUNDIT:

Vdes punëtori pasi e zë çimento në Elbasan (Video)

Vdes punëtori pasi e zë çimento në Elbasan (Video)

Një aksident i rëndë i ndodhur në fabrikën e çimentos në Elbasan të premten i ka marrë jetën 56-vjeçarit Musa Sula, ndërsa një tjetër punonjës ka mbetur i plagosur rëndë.

Një masiv i madh çimentoje ka zënë poshtë punëtorët duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të njërit prej tyre. Policia është duke punuar për zbardhjen e mëtejshme të shkaqeve dhe respektimin e kushteve të sigurisë në punë.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga poshtë masivit pas rreth 2 orësh. I plagosuri Tomos Mjekërzaku, 65 vjeç, është dërguar në Spitalin e Elbasanit, nga ku mësohet se gjendja e tij, është e stabilizuar.


Në fabrikën e çimentos ka mbërritur edhe Inspektorati Shtetëror i Punës, i cili do të kryejë inspektimet rreth rregullave të sigurisë në këtë institucion, për të dalë më pas me një raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori