Një këngëtar (nëse mund të quhet kështu), u arrestua për të disatën herë në Tiranë, i kapur me armë dhe drogë.
Kësaj radhe policia thotë se Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është pjesë e një organizate kriminale.
Nuk e dimë se sa do të qëndrojë në burg kësaj radhe.
Ky djalë ka shumë ndjekës në rrjetet sociale. Këngë të tij, që kanë për tekst vetëm fjalë të ndyra, kërcënime për vrasje, armë dhe për sfond breshëri automatiku, janë klikuar nga 1.5-3 milionë herë.
Qindra e mijëra komentues shprehin admirimin për “burrërinë” e tij që i thotë “fuck” policisë.
Ndërsa shumë të rinj vetëquhen me krenari si grupet e fansave të tij. Ata janë kundër fansave të një tjetër soji si ky, Noizy.
Edhe ky protagonist aktesh të dhunshme, përplasjesh me armë, plagosjesh, rrahjesh… Edhe ky ka fansat e tij dhe është edhe më shumë i klikuar nga adoleshentët e të rinjtë.
Për këtë meritë u përfshi edhe në librat e shkollës. Si këta ka edhe shumë të tjerë, në Shqipëri e Kosovë, e që sundojnë në mënyrë të shëmtuar tregun muzikor.
Videoklipe që promovojnë dhunën, seksin, drogën, paratë, luksin që buron nga grabitja, makinat e shtrenjta, horrllëkun, vrasjet. Sjellje të dhunshme në skenë dhe jashtë saj.
E di, do të thoni që jemi shoqëri e lirë, gjithkush bën ç’të dojë.
Por, ka një problem të madh në shoqërinë tonë. Jemi lëshuar nga frerët dhe nuk njohim kufi.
Jemi të lirë dhe me këtë kuptojmë se kemi të drejtë të bëjmë gjithçka.
Padyshim, një vajzë mund të bëjë videoklip edhe pa kënduar, vetëm duke tundur silikonet, edhe me armë në dorë. Përderisa e preferojnë, përse të mos e bëjë?
Një djalë mund të bëjë tekste këngësh me kërcënime, me drogë dhe pallaçollëqe të tjera të këtij lloji. Mund të pozojë edhe me automatikë e pistoleta, madje edhe me tanke nëse i ka.
Por, këta njerëz për fatin e zi të kohës që po jetojmë, janë modelet e adoleshentëve. E dini ju që 13-17 vjeçarët i dinë këngët e tyre përmendësh?
E dini që bëjnë tatuazhe si të tyret? Apo që përleshen mes tyre për faktin se janë “banda” fansash rivalë? Në kushtet e lirisë, këta nuk mund ti ndalosh dot të bëjnë kësi lloj arti mizerje, derisa nuk ka një ligj për “gjenocid” muzikor.
Por, ata pompohen në publicitetin e tyre nga mediat, nga ekranet, nga studiot ku i ftojnë të promovohen dhe nga ekranet që transmetojnë këto këngë me të tilla videoklipe.
Ndaj, nëse nuk e ndalon dot të këndojë këngë të tilla, AMA duhet të ndërhyjë urgjent të ndalojë publikimin e videoklipeve të tyre. Në çdo ekran.
Kemi nevojë urgjente të riformatojmë rregullat e menaxhmit të shoqërisë, kemi nevojë të bllokojmë çdo element të degradimit moral e social.
Dreqi ta hajë, ku po shkojmë? Ç’të themi pas 10 vjetësh, që na vunë përpara ca palaço dhe ne të tjetër nuk qemë në gjendje të vendosim ca rregulla?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Kur shqiptari u bë grek në Stamboll
Udhëtimet e Çelebiut në Shqipëri
Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!
Futuristët janë brumë për fashistë të shkëlqyer!
NJERI – UJK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles