LAJMI I FUNDIT:

Shfrytëzoi veturën si “armë” për t’i shpëtuar më të keqes (Video, +16)

Shfrytëzoi veturën si “armë” për t’i shpëtuar më të keqes (Video, +16)

Një adoleshent që ishte pas timonit e ka shfrytëzuar veturën e tij si “armë”, ku mbetën të lënduar rëndë dy femra të cilat i shtypi derisa turma e të rinjve u munduan ta nxjerrin me dhunë nga vetura, është thënë raportin e prokurorisë.

McCauley Cox, 19-vjeç, akuzohet se ka shtypur me veturë turmën e të rinjve, të cilët po rraheshin para një klubi të natës në qytetin anglez Newport, transmeton Telegrafi.

Pamjet e prezantuara në prokurori si prova që janë marrë nga kamerat e sigurisë, shfaqin momentin kur Cox që ishte brenda veturës i afrohet turmës që po rraheshin në rrugë para një klubi të natës.


Por duket se prezenca e tij me veturë nervozoi turmën, të cilët filluan ta godasin veturën e tij dhe bënin të pamundurën për ta nxjerrë jashtë.

Dhe duke parë se i rrezikohej jeta, vendosi të lëviz me shpejtësi në drejtim të turmës, ku si pasojë shtypi Sophie Poole dhe Emma Nicholls që po qëndronin ulur.

Por, edhe pse ia dëmtuan veturën i riu arriti t’i shpëtojë më të keqes, por jo edhe ligjit të cilët më pas e kapën dhe tani po gjykohet për rrezikim të jetëve. /Telegrafi/