LAJMI I FUNDIT:

Rasti i Vasfije Krasniqit, Grupi i Grave Deputete kërkon veting për policët

Rasti i Vasfije Krasniqit, Grupi i Grave Deputete kërkon veting për policët

Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas paraqitjes publike të Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale nga forcat serbe në prill të vitit 1999.

“Grupi i Grave Deputete falënderon Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale nga forcat serbe në prill të vitit 1999, e cila pak ditë më parë doli të foli publikisht për të. Ajo bëri thirrje për ‘mbrojtje dhe drejtësi’ për të gjitha. Rasti i shkrimit të mediave për një polic i cili ishte aktiv me uniformë, e i cili dyshohet se mund të jetë njëri nga dhunuesit, ka shkaktuar revoltë dhe indinjatë të thellë tek qytetarët”, thuhet në reagimin e tyre.


Tutje aty përmendet marrëveshja e Brukselit- e cila ka obliguar që një numër i madh i strukturave paralele, madje edhe rojat e Urës ne Mitrovicë, të integrohen në Policinë e Kosovës dhe në strukturat e tjera të Sigurisë së Kosovës, pa pasur ndonjë verifikim paraprak nga AKI.

“Siguria e qytetarëve si atyre që janë shumicë shqiptare, si atyre nga minoritetet është tejet e brishtë ku brenda policisë ka policë të dyshuar për krime të rënda siç është rasti konkret. Është momenti i fundit që policët e Kosovës, të pranuar me marrëveshje politike të i nënshtrohen një Vettingu për verifikimin e të kaluarës së tyre kriminale”, thuhet në reagimin e GGD-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori