Komunat e Kosovës kanë përmbushur 67 për qind të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA), por jo edhe niveli nacional, ku deri më tash është përmbushur vetëm 12 për qind.
Kështu u tha në prezantimin e raporti “Zbatimi i MSA-së në nivel komunal-të arriturat dhe sfidat në shtatë komunat më të mëdha”, të realizuar Instituti GAP, ku fajtor për nivel qendror u tha se është opozita që nuk po kontribuon në miratimin e ligjeve, ndërsa për nivel lokal i cili është i çakorduar, u tha se janë kapacitetet e pamjaftueshëm njerëzore dhe buxhetore.
Jeton Mehmeti nga GAP, tha se qëllimi ka qenë se sa koordinohen institucionet qendrore me ato lokale për zbatimin e MSA-së në nivel lokal, ku është parë se duhet një koordinim më i mirë ndërinstitucional.
Bekim Salihu nga ky institut, duke prezantuar raportin, tha se kanë gjetur që disa komuna kanë zyre për integrime evropiane, disa komuna kanë vetëm zyrtarë për integrime evropiane.
“E shini një strukturë kogja të çakorduar në nivelin lokal sa i përket çështjes të adresimit të integrimi evropian ndonëse rregullorja kërkon që secila komunë duhet të ketë zyre dhe jo drejtori, duhet të ketë zyre dhe jo departament, duhet të ketë zyre dhe jo zyrtar,,, zyrtarët për integrime evropiane nuk janë të trajnuar për të aplikuar në fondet e IPE-së. Komuna kanë vështirësi dhe pamundësi për të përfituar nga këto fonde. Vitin e kaluar Kosova ka pasur në dispozicion nga fondet e IPE-së, 67 milionë euro, nga to janë përfituar 31 milionë dhe nga to asnjë nuk është përfituar nga komunat“, ka thënë ai.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Blerta Deliu, tha se MSA është kontrata më serioze në mes BE-së dhe Kosovës.
“Ne jemi në një fazë tejet të rëndësishme dhe sfiduese, e dini që kohëve të fundit Kuvendi është duke u përballë me një situatë jo shumë të mirë për shkak të pamundësisë që të miratohen ligjet për shkak të bllokadës nga ana e opozitës, e cila në një farë forme po jep sinjale jo të mira, jo vetëm në procesin e liberalizimit të vizave por edhe në zbatimin e MSA-së sepse më të drejt u përmenden një mori ligjesh të cilat ne duhet t’i përfundojnë si Kuvend për të përmbyllur këtë proces dhe për të shënuar rezultate konkrete”, ka thënë ajo.
Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Integrimin Evropian, Kushtrim Cukaj, përmendi disa nga sfidat për zbatimin e MSA-së.
“Sfidë për të gjitha fushat janë kapacitetet e pamjaftueshme njerëzore dhe buxhetore për zbatimin e reformave të qëndrueshme, ndonëse qeverisja lokale po merr çdoherë e më tepër kompetenca. Më tej marrë parasysh se MSA në zhvillim ekonomik, një sfidë tjetër edhe për nivelin qendror janë kapacitetet e pamjaftueshme institucionale për përgatitjen dhe menaxhimin e projekteve investuese, sfida ka edhe në zbatimin e legjislacionit”, ka thënë ai.
Kurse, sekretarja e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Rozafa Ukë-Imeraj, tha se nga viti 2013 kanë identifikuar të gjitha obligimet që janë për komunat për MSA-në, dhe tanimë çdo muaj kanë takime me përfaqësuesit e komunave për t’i identifikuar të gjitha obligimet që kanë komunat.
Ajo lavdëroi punën dhe angazhimin për MSA-në.
“Në kriteret politike, komunat kanë arritur një përformancë 70 për qind të implementimit, në 6 mujorin e parë është fjala, në kriteret ekomomike 65 % dhe në standardet evropiane 65 për qind. Më duhet të them se në vitin 2017, detyrat e komunës nuk kanë qenë të përfshira në planin kombëtar të MSA-së, të cilin e raporton Ministria e Integrimit Evropian dhe pavarësisht këtij rezultati inkurajues që në total është 67 për qind, ne kemi të përmbushur në nivelin nacional vetëm 12 % të MSA-së, deri në këtë moment“, ka thënë Ukë-Imeraj.
Përndryshe, raporti ofron një varg rekomandimesh, me theks të veçantë rreth fuqizimit të zyrave komunale për integrime evropiane. /KP /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit