A zvogëlohet performanca sportive nëse bëni seks para ndonjë gare?
Një natë para garës së vrapit 10-kilometërsh, për të cilën jeni përgatitur me muaj të tërë, shtriheni për të fjetur vetëm për ta gjetur veten të eksituar me partneren.
Dëshironi të bëni seks, por nesër e keni një ditë të rëndësishme dhe jeni të brengosur se seksi mund t’jua zvogëlojë performancën, transmeton Telegrafi.
Udhëzimet për të mos bërë seks para garave sportive janë diçka që shumë atletë e entuziastë të fitnesit e kanë besuar për një kohë të gjatë, por a ka diçka të vërtetë në këtë?
Ish- lojtari i NFL, Garry Cobb, mendon se po.
Cobb është analist për televizionin Fox 29 dhe në një emision të mëngjesit, ai ka thënë se lojtarët duhet të pushojnë nga seksi sepse seksi jua mjegullon mendjen.
Cobb nuk është i vetmi që beson se seksi mund ta dëmtojë performancën atletike. Vitin e kaluar, Kate Upton kishte deklaruar për “E! News” se burri i saj, Justin Verlander, nuk bën seks me të para apo pas një ndeshje të rëndësishme.
Ja diçka që duhet të keni parasysh nga ky moment: Shkenca thotë se njerëzit që e shmangin seksin për të pasur një performancë më të mirë atletike gjatë një gare apo ndeshje vetëm sa janë duke ia kufizuar pa nevojë vetes kënaqësinë.
“Seksi vetvetiu nuk është i ndërlidhur me një performancë negative. Ka të bëjë më pak më seksin dhe më shumë me ambientin ku ndodh seksi”, ka treguar psikologu Ian Kerner.
Çfarë nënkupton me këtë Kerner, është se nëse një atlet del tërë natën dhe konsumon alkool apo substanca tjera një natë para lojës dhe përfundon me dikë për të bërë seks, atëherë gjithsesi se do të performojë keq ditën e nesërme.
Sidoqoftë, performanca e tij e dobët nuk do të kishte qenë si pasojë e seksit, po për shkak të substancave që i ka përdorur dhe mungesës së gjumit.
Edhe një studim i vitit 2016 i publikuar në revistën ‘Frontiers in Physiology’ nuk kishte gjetur ndonjë lidhje mes seksit dhe performancës fizike.
Përndryshe, Kerner thotë se nëse jeni në shtëpi me partneren dhe mund të bëni mjaftueshëm gjumë pas seksit, atëherë mos hezitoni – në fakt, seksi, siç thotë ai, do t’ju ndihmojë t’i qetësoni nervat dhe ta hiqni stresin.
Pra, ja ku e keni më në fund përgjigjen: Nëse keni qenë duke e shmangur qëllimshëm seksin në mënyrë që të mos e sabotoni performancën tuaj fizike, atëherë nuk keni nevojë më ta bëni këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak