LAJMI I FUNDIT:

Rrëzimi i aeroplanit apo një sulm terrorist? Asnjëra prej tyre – ka diçka tjetër nga e cila më së shumti frikësohen stjuardesat!

Rrëzimi i aeroplanit apo një sulm terrorist? Asnjëra prej tyre – ka diçka tjetër nga e cila më së shumti frikësohen stjuardesat!

Një studim i kohëve të fundit nga kompania ajrore Stratos Jets tregon atë që ekuipazhi i kabinës mendon për ne, çfarë është më e frikshme, por edhe se cilat janë marrëdhëniet ndërpersonale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo çfarë më së shumti i kanë frikë stjuardesat, nuk janë rrëmbimi, rrëzimi i aeroplanit, apo edhe kërcënimi me bombë.


Siç thuhet më tej, rreth 96 për qind e stjuardesave të pyetura thonë se frika më e madhe është ballafaqimi me një situatë zjarri, më shumë se çdo situatë tjetër.

Kjo siç thuhet ka edhe kuptim, duke marrë parasysh se oksigjeni në kabinën është i kontrolluar rreptësisht dhe gabimi më i vogël nën presion mund të çojë në pasoja fatale.

Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i tyre, përkatësisht 85% e tyre kanë frikë nga rrëmbimet dhe 79% nga rrëzimi i aeroplanit.

Ato gjithashtu kanë thënë se ato kanë frikë edhe nga situatat kur një grua është shtatzënë dhe mund të lind beben e saj në aeroplan.

Madje 58.6 prej tyre u përgjigjën se kishin frikë për një situatë të tillë, pasi që ato nuk janë punëtorë shëndetësorë dhe nuk do të dinin të reagonin në rast komplikimesh.

Përveç këtyre, si situata të sikletshme, stjuardesat kanë përmendur edhe momentet kur kanë kapur pasagjerët duke u përpjekur për të bërë seks në tualet. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Pikërisht atëherë kur mendoni se

Pikërisht atëherë kur mendoni se "dita juaj shkoi shumë keq" - shihni këto fotografi dhe ndoshta do të ndryshoni mendim

Fun
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Sa rrathë shihni në këtë fotografi?

Sa rrathë shihni në këtë fotografi?

Fun
Njerëzit ndajnë foto të zakoneve më të bezdisshme të partnerëve të tyre

Njerëzit ndajnë foto të zakoneve më të bezdisshme të partnerëve të tyre

Fun
U tregua i pakujdesshëm gjatë punës, burrit nga Bristoli iu rrokullis karroca me dhe

U tregua i pakujdesshëm gjatë punës, burrit nga Bristoli iu rrokullis karroca me dhe

Fun
Kalo në kategori