Ministri serb i Telekomunikacionit, Rasim Lajiç, shprehet optimist për bashkëpunimin me Shqipërinë, pavarësisht se Telekom Serbia nuk ka marrë ende përgjigje zyrtare nga Tirana për ofertën e bërë për blerjen e Telekom Albania. Lajiç u shpreh se mes dy vendeve duhet partneritet dhe jo armiqësi.
Telekomi serb ka ende shpresa se do të gjejë ende treg në Shqipëri. Oferta e tyre nuk ka marrë përgjigje zyrtare pavarësisht kundërshtive dhe deklarimit të vet kryeministrit, Edi Rama.
Rasim Lajiç, ministër i Telekomunikacionit në Serbi, thotë se blerja e telekomit shqiptar nuk është asnjë lloj kërcënimi apo brenge për sigurinë e askujt.
Rasim Lajiç, Ministër i Telekomunikacionit, Serbi: “Ende nuk e dimë epilogun përveç deklaratës së Ramës që është për t’u habitur pasi në këtë epokë të tregtisë së lirë prej kohësh nuk kam dëgjuar që nga një pozitë e tillë, në këtë mënyrë, të eleminohet një blerës potencial. Nuk mund të shkohet me argumente politike kundër, por në bazë të ofertës dhe besoj se vetëm në këtë mënyrë mund të refuzohe”.
Interesi është për treg të përbashkët, thotë ministri serb, sipas të cilit kjo nuk tregohet me mbrojtje, apo refuzime.
Rasim Lajiç, Ministër i Telekomunikacionit, Serbi: “Ne apelojmë që faktorët ekonomikë dhe oferta konkrete të vendos për këtë dhe jo faktorët politik. Kjo çështje është e komplikuar pasi telekomi shqiptar nuk është pronë e qeverisë por e Deutche Telekom që e shet këtë kompani. Nuk shoh arsye që kjo të ndalohet, përvec arsyeve politike, por kjo nuk është mirë për rajonin pasi edhe BE insiston në një treg të përbashkët në kuadër të procesit të Berlinit”.
Kompanitë serbe janë të interesuar për të ndërtuar hotele në bregdetin shqiptar dhe biznese të tjera që mund të rrisin shkëmbimin tregtar. Vlerëson se bashkëpunimi është i rëndësishëm për rritjen ekonomike në tregje të vogla.
Telekomi serb ka bërë ofertën e saj dhe ende pret përgjigje. Ministri thotë se partneriteti dhe jo armiqësia është mundësia e vetme. /ABC News
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës
Bedri Hamza: Vizioni ynë i ka rrënjët në punë, sonte filloi një kapitull shprese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles