LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Çdo fëmijë deri në 16 vjeç të gëzojë shtesa

Kadaj-Bujupi: Çdo fëmijë deri në 16 vjeç të gëzojë shtesa

Në bazë të kërkesës së deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka filluar debati parlamentar në lidhje me shtesat e fëmijëve, ku iniciuesja e debatit kërkoi që çdo fëmijë në Republikën e Kosovës prej moshës 0-16 vjeç të gëzojë shtesa.

Sipas saj, tash është momenti kur një gjë e tillë të ndodh, sepse pikërisht kjo çështje është përmendur gjithmonë gjatë fushatave zgjedhore.


“Janë dy arsye kryesore pse kjo konsideroj që duhet të ndodh. E para, barazia ndërmjet fëmijëve është parakusht për zhvillimin e tyre, pra përfshirja e tyre në arsim, luftimi i varfërisë, i kequshqyerjes, angazhimi për barazi dhe për solidaritet ndërmjet fëmijëve, është punë në të cilën duhet të investojmë të gjithë, si të zgjedhur të popullit. E dyta, Kosova është me popullatën më të re në Evropë, ka një rënie të natalitetit, ku prej vitit 2011 deri në vitin 2017 është i tillë, jon 70 mijë lindje më pak, pra të nderuar koleg-deputetë në një periudhë kohore më pak se gjashtë vite kemi 70 mijë lindje më pak”, u shpreh Kadaj-Bujupi.

Sipas Kadaj-Bujupit, institucionet e vendit nuk kanë hartuar ende ndonjë plan për të parandaluar rënien e natalitetit. Ajo ka përshëndetur projektligjin për pushimin e lehonave, mirëpo ka vlerësuar se nuk është e mjaftueshme, duke thënë se duhet të shtohen edhe shtesat për fëmijë.

Ajo ka paraqitur para deputetëve një rezolutë e cila përbën dy rekomandime.

“Rekomandimi i parë: çdo fëmijë në Republikën e Kosovës prej moshës 0-16 vjeç të gëzoj shtesa, çdo muaj duke filluar nga 10 euro, pastaj sipas mundësive buxhetore dhe numrit të fëmijëve për familje kjo shumë të rritet dhe të shtohet. Dhe e dyta, rekomandimet nga rezolutat të zbatohen përmes buxhetit të vitit të ardhshëm duke u shndërruar në kod dhe vijë buxhetore në kuadër të Ministrisë përkatëse, aktualisht nga këto shpenzime mund të shfrytëzohen rreth tre përqind të buxhetit aktual” tha Kadaj-Bujupi.

Sipas saj, rreth 500 mijë fëmijë të cilët nëse do të gëzojnë këtë mundësi, për ta do të shfrytëzohen vetëm rreth tre për qind e buxhetit të shtetit.

Në këtë debat kanë munguar deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Lajme
Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar

Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar

Politikë
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori