LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e Re’ i domosdoshëm

Ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e Re’ i domosdoshëm
Foto: Arkiv

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), thotë se ka vlerësuar si të domosdoshëm ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Oda përmes një njoftimi për media tregon se kapacitet ekzistuese do të rrisin varësinë ndaj importit.

“Termocentralet ekzistuese operojnë me teknologji shumë të vjetër, ndërsa një defekt më serioz i tyre do të përballte Kosovën me krizë energjetike, si dhe do të rriste varësinë ndaj importit, duke nxitur rrjedhimisht edhe rritjen e çmimit të energjisë”, thuhet në njoftim.


Njoftimi i plotë i OEAK-ut

Bizneset në Kosovë, e në veçanti sektori i prodhimit, kanë identifikuar energjinë elektrike si një pengesë të konsiderueshme në zhvillimin e tyre që nga periudha e pas luftës. Furnizimi jostabil me energji elektrike përgjatë viteve i ka shkaktuar dëme shumëmilionëshe industrisë vendore si dhe ka penguar fuqizimin e sektorit të prodhimit në vend. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh besimin që një pjesë e konsiderueshme e sfidave me të cilat bizneset janë përballur në fushën e energjisë do të gjente adresën e zgjidhjes përmes ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”.

Krahas zhvillimeve pozitive viteve të fundit në aspekt të rritjes së stabilitetit dhe parashikueshmërisë së furnizimit, Kosova vazhdon të përballet me nevojën imediate për krijimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike. Ndërtimi i termocentralit të ri do t’i mundësonte Kosovës të zgjeronte kapacitetet gjeneruese dhe rrjedhimisht të ulte varësinë nga importi i energjisë elektrike.

Termocentralet ekzistuese operojnë me teknologji shumë të vjetër, ndërsa një defekt më serioz i tyre do të përballte Kosovën me krizë energjetike, si dhe do të rriste varësinë ndaj importit, duke nxitur rrjedhimisht edhe rritjen e çmimit të energjisë.

Poashtu, vlen të theksohet se linjiti paraqet burimin kryesor natyror për Republikën e Kosovës dhe si i tillë, i njëjti duhet të gjejë shfrytëzim në nxitjen e zhvillimit ekonomik në vend, marrë parasysh edhe teknologjinë e re në këtë fushë, që ka mundësuar që të ulet dukshëm ndikimi në mjedis i burimeve të tilla. Normalisht, ndërtimi i termocentralit nuk duhet të dekurajojë investimet në zhvillimin e kapaciteteve gjeneruese nga burimet e ripërtërishme të energjisë.

Marrë parasysh këto, Oda Amerikane shpreson që të shoh në muajt në vijim përmbylljen e suksesshme të përpjekjeve shumëvjeçare të Qeverisë si dhe kompanisë së përzgjedhur, të cilat do të çonin në jetësimin e projektit të termocentralit të ri, si një domosdoshmëri për sektorin privat në vend. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

Kalo në kategori