Tre persona janë arrestuar në flagrancë, gjatë përpjekjeve për trafik të lëndëve narkotike, në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në Shkodër.
Prangat i janë vënë 54-vjeçarit nga Tirana, Maliq Kruja, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar 23 kg kanabis sativa në automjetin tip Benz, me të cilin po përpiqej të dilte nga territori shqiptar për në Mal të Zi, raporton Tch.
Ndërkohë, të arrestuar kanë përfunduar edhe dy shtetas të tjerë, 31-vjeçari E.M. nga Durrësi dhe 26-vjeçari A.B. nga Tirana, të cilëve iu është gjetur një sasi e vogël kanabis sativa, e fshehur poshtë ulëses në autobusin e linjës Shqipëri-Gjermani.
Materialet për këta dy shtetas i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Shkodrës, për “prodhim e shitje të narkotikëve”, ndërsa për të ndaluarin Maliq Kruja, Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë, me akuzën e “trafikimit të narkotikëve”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'