LAJMI I FUNDIT:

Bombë artizanale në zyrat e Lega Nord

Bombë artizanale në zyrat e Lega Nord

Një fishekzjarr i fuqishëm ose një bombë e vogël artizanale e krijuar duke bërë bashkë disa fishekzjarre. Pikërisht kjo është ajo çfarë dyshohet nga hetuesit të ketë shkaktuar shpërthimin gjatë mesnatës,që ka shkatërruar vetrinat e selisë së Lega Nord në Tentino, në një distancë të voël nga kinemaja ku pasditen e kësaj të diele është parashikuar të flasë Matteo Salvini përpara zgjedhjeve provinciale të së dielës së ardhshme.

Shpërthimi zgjoi nga gjumi banorët e lagjes, të cilët dolën të gjithë në rrugë. Mbërriti madje edhe një autoambulancë, por duke qenë vonë, rrugët ishin bosh dhe askush nuk ka mbetur i plagosur. Por, vetëm pak orë janë dashur këtë mëngjes, që militantët e Lega Nord të largojnë mbetjet dhe të zëvendësojnë vetratën e selisë.

Sa i përket hetimeve, mëngjesin e sotëm është raportuar se janë ndaluar dy persona.


“Falemnderit forcave të rendit, që mundën të identifikojnë dhe arrestojnë dy të dyshuarit për këtë ngjarje”, do të shprehej në orët e para të mëngjesit të sotëm Mirko Bisesti, sekretar i Lega Nord në Trentino.

Falenderimi nuk mungoi as nga guvernatori i Trentinos, Ugo Rossi. Por shumë shpejt erdhi reagimi i forcave të rendit, që njoftuan se janë ende në punë e sipër për identifikimin e përgjegjësve.

“Asnjë person nuk rezulton momentalisht i ndaluar apo i identifikuar, në lidhje me hetimet mbi episodin në fjalë”, tha Sandro Raimondi, prokuror nga Trento.

Nuk mund të mungonte reagimi i vet zministrit të Brendshëm, Salvini.

“Ishin anarkistët. Disa persona kanë kuptuar se, pas dekadash të tëra, qytetarët e Trentos duan të ndryshojnë faqe, ndaj dhe reagojnë me dhunë. Por nuk kanë për ta ndaluar ndryshimin që duam të sjellim ne”, do të shprehej ai.

Zgjedhjet provinciale do të mbahen më 21 tetor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sistemi që lëviz ujin rreth Tokës është jashtë ekuilibrit për herë të parë në historinë njerëzore

Sistemi që lëviz ujin rreth Tokës është jashtë ekuilibrit për herë të parë në historinë njerëzore

Botë
Dielli tani është në maksimumin e tij diellor - çfarë do të thotë kjo?

Dielli tani është në maksimumin e tij diellor - çfarë do të thotë kjo?

Botë
Udhëheqësi i Hamasit bëri një gabim 'kritik' pak çaste para se të vritej, zbulon ushtria izraelite

Udhëheqësi i Hamasit bëri një gabim 'kritik' pak çaste para se të vritej, zbulon ushtria izraelite

Azia
Musk po e ndihmon Trumpin në garën për president - brenda fushatës ambicioze prej 100 milionë dollarësh

Musk po e ndihmon Trumpin në garën për president - brenda fushatës ambicioze prej 100 milionë dollarësh

Amerika

"Kushdo që merr rolin si lideri i Hamasit do të përballet me vdekjen", deklaron gjenerali amerikan

Botë
‘Garë’ edhe në mes të miliarderëve: Ish-pronari i Dallas Mavericks në krah të Harrisit, Musk mbështet Trumpin

‘Garë’ edhe në mes të miliarderëve: Ish-pronari i Dallas Mavericks në krah të Harrisit, Musk mbështet Trumpin

Amerika
Kalo në kategori