Në qershor, Samsung prezantoi serinë e re të Chromebook Plus të konvertueshme, me një rrotullim prej 360 shkallësh për ekranin, si dhe mbështetjen e stilolapsit. Tani, pajisja po merr një variant të ri që shton mbështetjen LTE, duke mundësuar lidhjen në internet, pa nevojën e Wi-Fi.
Kompania nuk dha të dhëna të detajuara të specifikave të variantit LTE.
Kështu, me sa duket, pajisja ruan të njëjtit përbërës si ato që gjenden në modelin e lansuar më parë këtë vit. Kjo do të thotë se pajisja do të ketë një ekran Full HD 12.2-inç, 4GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme. Sa i përket fuqisë procesuese, një Intel Celeron 3965Y e drejton atë.
Kur njoftoi Chromebook Plus V2, Samsung deklaroi se ishte “projektuar për njerëzit që nuk pushojnë së lëvizuri”, dhe shtimi i LTE përsërit atë deklaratë.
“Me Samsung Chromebook Plus V2 (LTE), ne po sjellim në treg një pajisje premium me një çmim të volitshëm. Kjo do të ndihmoj konsumatorët të bëjnë gjëra që nuk ishin në gjendje të bënin më parë – të lidhnin pajisjet e tyre primare, të tilla si Chromebook, kudo dhe kurdo. ”
Çmimi “i volitshëm” i përmendur më sipër është $ 599, një rritje prej 100 dollarëve prej modelit Wi-Fi. Do të jetë e disponueshme përmes faqes së internetit të Samsung-ut duke filluar nga 2 nëntori dhe do të shitet edhe nga Best Buy dhe Verizon në SHBA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Kush paguan internet celulari më së shtrenjti në Ballkan dhe në botë?
iPad 2 vjen me ngjyrë të bardhë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'