Katër mënyra të thjeshta për të hequr njollat nga veshjet prej kamoshi
Vjeshta është në kulmin e saj, kështu që të gjitha veshjet prej kamoshi, çantat, çizmet apo këpucët duhet t’i bësh gati.
Ndërsa shumë prej nesh janë gati për të veshur blerjet e reja, ka edhe nga ato që e kanë lënë mënjanë kamoshin për shkak të njollave që ka marrë. Mund të jenë ende në gjendje shumë të mirë, por njollat nuk janë asnjëherë të këndshme për syrin.
Nëse ke menduar se nuk ka zgjidhje për këtë situatë, mos u shqetëso, sepse vetëm me disa mënyra të thjeshta në kushte shtëpie, gjithçka do të jetë më e thjeshtë.
Përdor pak uthull. Në sasinë e ujit, mund të hedhësh edhe pak uthull, nëse njolla është e fortë dhe shikon që nuk eliminohet vetëm me ujë. Uthulla ndihmon për të fshirë njollën, por në të njëjtën kohë nuk dëmton kamoshin. Ndonjëherë, edhe dyqanet ku shiten veshjet e kamoshit, përdorin edhe uthullën speciale që shërben për pastrimin e tyre të vazhdueshëm, kështu që ky është një fakt që garanton se uthulla funksionon. Është një nga opsionet më të mira.
Përdor larjen me dorë. Nëse shqetësohesh vazhdimisht që kamoshi dëmtohet apo zbardhet nga larja në rrobalarëse, të gjitha veshjet e kamoshit laji më mirë me dorë. Edhe në këtë rast mund të kombinosh ujin e ngrohtë (jo të nxehtë) me pak uthull për pastrim më të mirë. Vetëm kujdes që shpëlarja të jetë me ujë të bollshëm, sepse, siҫ dihet, kamoshi nuk është ndër materialet më të mira për t’u larë lehtësisht me dorë.
Përdor ndonjë një lloj pastruesi enkas për kamoshin. Një lloj spërkatësi, i cili ndihmon në eliminimin e të gjitha njollave, por edhe mbrojtës i materialit në të njëjtën kohë.
Njollat e xhinseve me ujë të ngohtë. Në një kohë kur shumë prej nesh nuk preferojnë t’i lajnë xhinset si zakonisht, është e sigurt që gjatë fërkimit, ato do të lënë njolla në veshjet e kamoshit, këshillon Class. Pastroji njollat duke përdorur ujë të ngrohtë (uji i ngrohtë mund t’i fshijë njollat dhe pas tij uji i ftohtë për të mos zbardhur ngjyrën). Pa e fërkuar fort, në mënyrë që kamoshi të dëmtohet. Lëre të thahet në temperaturë ambienti.
Për pastrim: Për kamoshin përdor gjithmonë një peshqir të butë dhe pastroje me kujdes të gjithë copën, jo vetëm në vendet e njollave (peshqiri këshillohet të jetë i bardhë, në mënyrë që ngjyra e tij të mos transmetohet te kamoshi.)
Po ashtu, mbi peshqir (të lagur) mund të hedhësh edhe dy lugë gjelle uthull. Pas kësaj, pastro kamoshin me një furçë të butë dhëmbësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Soda e bukës dhe uthulla janë produkte të përkryera për heqjen e njollave kokëforte tek enët
Vendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Tre shenjat e zodiakut që janë idealistët më të mëdhenj dhe duan të ndryshojnë botën për mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova