Dilaver Goxhaj, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka rrëfyer të pathënat e operacionit “Shigjeta”.
Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini tha se “Shigjeta” është operacioni më i madh i UÇK-së, por deri te realizimi i tij kishte shumë debate se si do të organizohej.
“Unë, Bislim Zyrapi dhe Drini ishim kundër ndërhyrjes nga Gorozhupi, sepse përballë këtij vendi në Zym, Serbia kishte artileri të rëndë. Nga Zymi, Goruzhupi do të ishte cak i lehtë për t’u goditur, ndërsa ne ishim për atë që të hynim nga Pashtriku”.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/406762356522456/
“Çeku, për të na mbyllur gojën, na tha se ishte porositur nga amerikanët të ndërhyhet nga Gorozhupi”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Goxhaj thotë se i është propozuar atij për të marrë komandën e këtij operacioni, por ai e kundërshtuar.
“Unë u thashë se është nder për mua, por operacioni duhet të udhëhiqet nga një djalë vendas, sepse u thashë se ky do të ishte një operacion shumë i madh dhe historik”.
Sipas anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, jehona e operacionit “Shigjeta” ishte e madhe në Serbi edhe në botë.
“Clintoni deklaroi nga SHBA, se UÇK-ja është bërë e papërmbajtshme. Të nesërmen u mblodh Parlamenti i Serbisë dhe ishin në mëdyshje të vazhdojnë luftën apo jo. Propaganda ishte fitorja më e madhe me operacionin ‘Shigjeta’”.
Goxhaj ka thënë se “Shigjeta” ishte operacion më i lavdishëm sesa ai në Koshare.
“Në Koshare luftuan 63 ditë dhe kishin furnizim të mirë me armë, por kufirin nuk e thyen. Ata luftuan, nuk u turpëruan, por detyrën nuk e kryen. Ne s’kemi pse të lëvdojmë një betejë që nuk e fituam. Ju në Kosovë jeni ‘infektuar’ nga Serbia, që festoni humbjet”, tha ai./Telegrafi/
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/1846253795429326/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova