LAJMI I FUNDIT:

Aida Shtino konfirmon rikthimin e emisionit “Njerëz të Humbur”

Aida Shtino konfirmon rikthimin e emisionit “Njerëz të Humbur”

Vite më parë, në ekranet shqiptare transmetohej emisioni më investigativ në Shqipëri.

“Njerëz të Humbur” nga Aida Shtino, ishte programi i cili u ka kthyer në shtëpitë e tyre njerëzit më të dashur, të cilët me vite nuk gjendeshin.


Hulumtimet në emision zakonisht fillojnë nga kontakti i fundit i lajmëruar nga të afërmit e të zhdukurit dhe vazhdojnë mbi bazën e komunikimeve qe fitohen përmes telefonatave apo interesimeve prej grupit te gazetarëve asistente të emisionit. I gjithë informacioni sigurohet mbi bazën e dëshmive nga personazhe të afërm apo miq të personit të zhdukur.

Së fundmi, ka qenë gazetarja e mirënjohur dhe njëherësh autorja e këtij emisioni, Aida Shtino, ajo e cila ka konfirmuar se së shpejti do të nisin me realizimin e edicionit të dytë të këtij spektakli.

Fotografi nga emisioni “Njerëz të Humbur”

Ajo lajmin e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në Instagram, e ndërsa mori shumë komente dhe përgëzime nga fansat.

“Te nderuar miq ! NJEREZ TE HUMBUR nuk eshte thjesht nje emision televiziv , por eshte nje mision i cili filloi trembedhjete vjet me pare dhe bashkoi rreth vetes shume njerez si, gazetare, vullnetare, korespondente, polici, prokurori, dedektive , publik etj. Te gjithe per nje qellim, gjetjen e atyre personave te Humbur e te Zhdukur. Per dhjete vjet ne hodhem drite ne ato histori, te cilat ishin ne terr. Besojme se se bashku do te rinisim etapen e dyte, te rrugetimin tone, per historite te cilat vazhdojne te jene ne erresire dhe qe kane nevoje per driten ne fund te tunelit”, ka shkruar ajo në Instagram.

Aida Shtino, në një intervistë për Telegrafin në shkurt të këtij viti, kishte thënë se dëshira për tu rikthyer në ekran ekziston, dhe se ishte duke punuar shumë në atë drejtim.

Aida Shtino, nga ke "humbur"?
Lexo po ashtu Aida Shtino, nga ke "humbur"?

“Gazetaria invetigative për mua është gazetaria më e vështirë, por njëkohësisht më e bukur, ajo që përbën thelbin e gazetarisë në vetvete, duke i kthyer kështu gazetarët në misionarë. Ju besoj e dini se skandalet dhe krimet më të mëdha në botë, janë zbuluar nga gazetarët, të cilët kanë dhënë edhe jetën e tyre, për t’i treguar botës të vërtetat. Fatkeqësisht më vjen shumë keq, që sot si në Shqipëri, por edhe në trevat shqiptare janë shumë të paktë gazetarët investigativë, të cilët bëjnë gazetarinë e vërtetë, pa bërë kompromise në dëm të së vërtetës, gjatë rrugës”, kishte thënë Aida për Telegrafin.

Realizimi i emisionit “Njerëz të humbur” bëhet në bashkëpunim të ngushtë me organizata të ndryshme shoqërore, institucione shtetërore dhe subjekte tjera që merren me fatin e njerëzve të zhdukur. Ndër bashkëpunëtor të këtij emisioni dallohen Fondacioni “Njerëz të humbur” (int. Missing People), Prokuroria e Shqipërisë, Policia e Shqipërisë, Interpoli, Organizata e Emigrantëve (OJF), Avokati i Popullit (Shqipëri), Kryqi i Kuq Shqiptar, gazeta “Bota Shqiptare” në Itali, Shoqata e emigrantëve, Ambasadat e huaja në Shqipëri, Emisioni i TV Alter “Fos sto Tounel” nga Greqia, Emisioni i RAI 3 “Chi l´ha visto ?” nga Italia si dhe “Missing Person” nga SHBA-ja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nis festivali madhështor

Nis festivali madhështor "Eurovision Song Contest" - këto janë vendet që garojnë sonte

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Kalo në kategori