LAJMI I FUNDIT:

“Qeveria dhe reklamuesit të mos financojnë portalet joprofesionale”

“Qeveria dhe reklamuesit të mos financojnë portalet joprofesionale”

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Medial (SPGPM) dhe Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM), kanë miratuar një kriter që sipas tyre do të ndihmonte në mbrojtjen dhe promovimin e gazetarisë profesionale tek mediat online.

SHGM, SPGPM dhe KEMM theksojnë se portalet duhet të respektojnë parimet dhe bazat e gazetarisë profesionale sç janë: pronësi transparente, publikim të impressumeve dhe adresës, pranim dhe respektim të Kodeksit të gazetarëve dhe regjistrim juridik të subjektit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Këto tre organizata kërkojnë nga qeveria dhe institucionet publike të respektojnë këto kritere gjatë akreditimit të gazetarëve të mediave online.

“Ju bëjmë thirrje reklamuesve të përmbahen nga publikimi i reklamave tek portalet që nuk përmbushin këto kritere. Nëse qeveria dhe reklamuesit nuk respektojnë këto kritere, drejtpërdrejtë do të kontribuojnë në forcimin e dezinformatave në media dhe shfrytëzimin e tyre për qëllime propaganduese”, thuhet në njoftimin e SHGM-së, SPGPM-së dhe KEMM-it./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori