LAJMI I FUNDIT:

Fatime Fetai kërkon arrestimin e Nikolla Gruevskit

Fatime Fetai kërkon arrestimin e Nikolla Gruevskit

Në Gjykatën Penale sot është duke u mbajtur seancë gjyqësore për rastin “Dhuna në Qendër”, në të cilin të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-këshilltarja e OBRM-PDUKM-së, Daniella Rangellova dhe edhe nëntë persona tjerë.

Seanca gjyqësore ka filluar me 20 minuta vonesë, për shkak të mosparaqitjes në kohë të Nikolla Gruevskit. Prokurorja Speciale Fatime Fetai, kërkoi që ish-kryeministri të arrestohet, pasi nuk paraqitet në kohë në seanca, njofton Telegrafi Maqedoni.

Fetai në seancë u thirr në rregullat ligjore sipas të cilave nëse personi i akuzuar është ftuar në mënyrë të rregullt dhe nëse nuk paraqitet në gjykatë dhe nuk arsyeton mungesën e tij, mund të arrestohet menjëherë.


Përndryshe, në seancat paraprake për këtë lëndë, fajin e pranuan i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe u dënuan me kusht. Për të akuzuarin e shtatë Dimçe Krstev, po zhvillohet procedurë e ndarë.

Të akuzuarit në këtë lëndë ngarkohen për nxitje të dhunës që ndodhi gjatë protestave para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Politikë
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Kalo në kategori