Bëhu zhvillues softueri dhe krijoi vetes mundësi punësimi në disa prej shteteve më të zhvilluara në botë.
Ne jetojmë në epokën digjitale dhe rritja e teknologjisë nuk ka të ndalur. Siç e dimë përdorimi i pajisjeve elektronike po rritet në mënyrë eksponenciale çdo vit dhe kështu ju mund të jeni të sigurt se nuk do të ketë mungesë të vendeve të punës në industrinë e programimit kompjuterik, pra vetëm rritje.
Sipas Byrosë së Statistikave të Punës, parashikimet për punë në periudhën 2014-2024 do të jenë 17%, pothuajse dyfishi i shkallës së rritjes normale të vendeve të punës për çdo profesion tjetër.
Pra, çfarë do të thotë kjo për ju?
Praktikisht një garanci që ju do të keni një punë te sigurt nëse ndjekeni këtë karrierë, dhe më e rëndësishmja që ju do ta keni atë për një kohë të gjatë.Sipas sondazhit të fundit nga faqja Glasdoor për kërkimin e vendeve të punës, pothuajse 70% e punëkërkuesve sot thonë se paga është një faktor kyç kur shqyrton mundësitë e punësimit.
Për të nxjerrë në pah punët që ofrojnë paga më të mira, Glassdoor krijoi një listë të 25 vendeve të punës që paguhen më së shumti në botë. Një prej tyre është zhvillues i softuerit (Software Development).
Një shembull: Rreth 848.000 mijë njerëz punojnë në sektorin IT në Gjermani. Gjermania aktualisht ka rreth 40 mijë vende pune të hapura në sektorin IT, një pjesë e konsiderueshme janë në sektorin ‘software developers’. Kjo e bënë këtë si njërën ndër industritë më të zhvilluara në Gjermani.
Gjithashtu sipas Glassdor dhe statistikave të punëdhënësve, në Zvicër janë diku rreth 4000 mijë vende pune të hapura për software developers. Deri në vitin 2020 Estonia ka nevojë për 6,400 – 8,600 specialistë shtesë. Për të mbështetur këto ambicie, vendi punon shumë në drejtime të shumëfishta.
Me paga më të larta se mesatarja, kërkesa për zhvilluesit e softuerëve tejkalon furnizimin lokal ekzistues. Në katër vitet e ardhshme, qeveria e Estonisë ka në plan të trajnojë një numër të madh të personave të rinj pa njohuri të teknologjisë informatike për t’u bërë specialistë të rinj. Kjo të lë të nënkuptosh, që këto shtete kanë nevojë për specialist të rinj të zhvillues të softuerëve.
Ju mund të krijoni çdo gjë që dëshironi.
Mendojeni se si krijuesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, do të kishte përfunduar duke krijuar aplikacionin Facebook, nëse ai do te punësonte dikë për të bërë punën për të? A mendoni se zhvilluesi i punësuar do të kishte përfunduar duke vënë të njëjtën sasi kreativiteti në punë si Mark Zuckerberg? Përgjigja është ‘JO’!
Kjo është një arsye pse ju duhet të programoni, pra për ta dixhitalizuar idenë tuaj ashtu siç ju e paramendoni të ishte.
Çështja është se ky profesion është një profesion fleksibil. Shumica e programuesve punojnë nga shtëpia dhe mund të shkojnë në zyrë për pak kohë çdo javë.
Të mësuarit se si të programoni kompjuterët është një lëvizje e mençur e karrierës. Të mësosh si të programosh është superfuqia jonë moderne, që na mundëson që të lidhemi më mirë me njëri-tjetrin dhe të avancojmë teknologjinë tonë.
Këtë mundësi e ofron shkolla e lartë profesionale e programimit, ProED, e cila është e certifikuar nga MASHT dhe e akredituar nga AKK, niveli i pestë sipas KKK , gjithashtu shkolla ProED ka marrëveshje me kompani të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në Gjermani dhe Estoni, të cilat i japin mundësi studentëve për praktikë gjatë studimeve me mundësi punësimi pas studimeve.
Për më shumë informata vizitoni faqen e Facebook, uebsajtin http://www.proedacademy.com/ ose kontaktoni në numrin e tel: +38649127200.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZRRE: Çdo deklaratë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht është i pavërtetë
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër