“Shumë njerëz mund të ‘hyjnë dhe dalin’, por vetëm miqtë e mirë mund të lënë gjurmë të thella në jetën tënde”. Ndoshta jo e vetmja thënie, por një nga më të përshtatshmet do të ishte kjo për të përshkruar atë që kam ndjerë në momentin që kam kuptuar se një nga kolegët, apo thënë më mirë miqtë e mi, Ibrahim Rexhepi, ka ndërruar jetë.
E them këtë sepse gjatë kohës që e kam njohur, ai ka qenë “shefi im” vetëm zyrtarisht, e në thelb një mësues i mirë, një mik i mirë. Dhe në pamundësi për t’ia thënë këto në sy, kam vendosur që t’i them faleminderit duke kujtuar momentet që më ndërlidhin me të.
I pari: Në muajt e parë në gazetari, po bëja praktikë në ditoren “Koha Ditore”. Vjen atë kohë redaktori i Sportit dhe u thotë kolegëve të tij: “Këtë Hakimin do ta marr te Sporti”. Por, ia kthen njëra nga redaktoret: “Ti e merr, me ta dhënë Ibra”. Ky ishte një nga ato momentet kur e krijova një lidhje me Ibrën, njeriun që deri atëherë nuk e njihja personalisht, por që më pas më doli të jetë një njeri i durueshëm dhe shumë kërkues.
I dyti: Tanimë veçse kisha filluar punën si gazetar në rubrikën e Ekonomisë të “Kohës Ditore”, por njohuritë e mia me këtë fushë ishin të pakta. Një ditë, Ibra, si redaktor që ishte, më dërgoi në një konferencë. I kisha marrë deklaratat e shumicës, përveçse kryesorit – shefit të Shtyllës së IV-të të UNMIK-ut, sektor që atë kohë mbikëqyrte çështjet ekonomike në Kosovë. Vjen Ibra e më thotë: “Hakim, pse nuk e ke marr deklaratën e shefit të Shtyllës së IV-të?” U stepa, nuk dija çfarë përgjigja t’i jepja.
I treti: Ishte festa e Fitër Bajramit. I binte që dita e parë të ishte të shtunën, e dyta të dielën kur unë duhej të dilja në punë – sepse i tillë ishte orari im. Për befasi, ditën e parë të Bajramit më thërret Ibra në telefon, ma uron festën dhe më thotë: “Mos gabo me dalë të dielën në punë!”
I katërti: Ishin ditët e fundit të vitit dhe po përgatisnim – nëse nuk gaboj tri – temat për numrin festiv të “Kohës Ditore”. Derisa dy i kisha gati, të tretën ende jo. Më thërret vëllai që vinte nga Zvicra dhe më thotë: “Nëse do me ardhë në katund, jam në kufi. Për një orë besoj jam në Prishtinë”. I them “Po” dhe ia tregoj muhabetin Ibrës. Ai përgjigjet: “Jo, Hakim, duhet përfunduar tema sot”. Këtë përgjigje ma dha, edhe pse ishte e premte e ne kishim kohë deri të hënën për ta përfunduar. Megjithatë, për fat të mirë, vëllain e kishin vonuar në doganë dhe përgjigjet që më duheshin për të përfunduar temën më erdhën gjatë asaj kohe.
I pesti: Si i ri në profesionin e gazetarit, isha entuziast dhe doja të provoja aftësitë e të shkruarit të opinioneve. Edhe pse jo i sigurt nëse do të më publikohej në gazetë, vendosa ta bëj një të tillë. Të nesërmen ia dërgoj Ibrës dhe dalim me kolegët tjerë për kafe. Teksa ktheheshim, Ibra po dilte për kafe. Unë nuk kisha guximin ta pyesja; kisha frikë se më thoshte se nuk është “i kompletuar”. Por, më ndali dhe më tha: “Opinioni do të publikohet”.
I gjashti: Kaluan vitet dhe, një ditë, pa ndonjë paralajmërim të zhurmshëm, u bë e ditur se Ibra kishte vendosur të mos ishte më pjesë e “Kohës Ditore”. Vjen e përshëndetet me kolegët. E përcolla edhe jashtë zyrave. Teksa kthehesha, ndjehesha disi çuditshëm – kisha një zbrazëti, më dukej vetja si “jetim”. Këtë e vërtetova edhe më pas, pasi tre-katër kolegë më patën thënë: “Të la Ibra”.
Dhe, i shtati, të cilën nuk do të doja ta përjetoja: Isha i shtrirë në banesë. Më shkruante Blerim Xhemajli, dikur koleg i përbashkët i imi dhe i Ibrës: “Hako, a nive për Ibrën?” Unë, disi i ngrirë, prisja se çfarë do të më thoshte, edhe pse kisha frikë se do ishte një lajm i trishtë. Shpresoja të më thoshte ndoshta: “Ka fillu punën në Klan Kosova”, ose diçka të tillë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak