LAJMI I FUNDIT:

Sot i jepet lamtumira e fundit gazetarit Ibrahim Rexhepi

Sot i jepet lamtumira e fundit gazetarit Ibrahim Rexhepi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot në ora 12:00 do të mbajë mbledhje përkujtimore me rastin e vdekjes së ish-gazetarit shumëvjeçar dhe ekspertit të ekonomisë, Ibrahim Rexhepi.

Mbledhja komemorative do të mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare afër objektit të Institutit Albanologjik.


Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindjen e tij në fshatin Slivovë të Ferizajt, sot në orën 15:30./KP/