LAJMI I FUNDIT:

Habiten policët rusë, gjejnë burrin me thikë të ngulur në kokë që fliste pa problem (Video, +18)

Habiten policët rusë, gjejnë burrin me thikë të ngulur në kokë që fliste pa problem (Video, +18)

Një burrë ka shpëtuar mrekullisht pasi ia kishte ngulur vetes një thikë kuzhinë thellë në kokë. Është interesant fakti se edhe pse ka depërtuar thellë në kafkë, ai nuk ka pësuar lëndime në tru.

Yury Zhokhov, 41-vjeq, ka pranuar se kishte dashur t’ia hapë vetes edhe një vrimë në kokë, pasi nuk mund të merrte frymë mjaftueshëm përmes hundëve, transmeton Telegrafi.


Policia ruse ka arritur ta gjej burrin e gjunjëzuar në një fushë të gjelbëruar, derisa thika mbi 20 centimetra e gjatë i qëndronte e ngulur në kokë.

“Kishte vetëdije”, ka deklaruar policia që e kishte gjetur burrin në rajonin Rostov.

“Hunda nuk arrinte të thithte ajër të mjaftueshëm, kështu që vendosa ta shpojë kokën për ta bërë një vrimë që do të më ndihmonte të merrja frymë lirshëm”, ka deklaruar ai kur është pyetur nga policia se pse kishte ndërmarrë një veprim të tillë.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku rëntgenografia dëshmonte se sa thellë e kishte ngulur thikën në kokë, por që mrekullisht nuk ia kishte dëmtuar trurin.

Mjekët kanë arritur t’ia heqin thikën nga koka, por shërimi i tij do të jetë më i ngadalshëm për shkak të infeksionit.

Videoja e publikuar më poshtë që është filmuar nga policia, shfaq burrin e gjunjëzuar ku në kokë kishte të ngulur thikën por që mrekullisht kishte vetëdije dhe bisedonte me policët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori