Avdi Rexha është një 93-vjeçar nga Bujani i Tropojës. Mosha e ka detyruar mos të lëvizë shumë, e megjithatë ai vijon misionin e tij të nisur 25 vite më parë: të pajtojë gjaqet në një zonë ku fenomeni ka futur në hasmëri pothuajse çdo familje.
“Jam aktivizuar me misionin mbarëkombëtar të pajtimeve qysh në 1993. E kemi larguar njërën palë, i kemi distancuar që të mos takohen përditë, mos ta shohin në sy njëri-tjetrin, se fillojnë ngacmimet. I ka favorizuar ky largim, kanë kërkuar të largohen nga kjo fatkeqësi, i kemi udhëzuar duke u bërë edhe letrat”, tregon Rexha.
Ndryshe nga Shkodra apo Dukagjini, në rrethin e Tropojës gratë dhe fëmijët nuk janë ngujuar. Kanuni i Lekë Dukagjinit zbatohet me përpikmëri dhe gratë e fëmijët nuk preken.
“Të ngujuar nuk kemi, me hakmarrje janë me qindra, por të ngujuar nuk kemi. As fëmija nuk ka ngelur pa shkuar në shkollë nga frika e hakmarrjes, sepse është vetë populli që nuk e ul veten tek femra dhe tek fëmija. Këto gjëra janë të ulta dhe rrethi i Tropojës e ka mbrojtur këtë kriter burrëror”, shprehet 93-vjeçari.
Mosha për Avdiun nuk është pengesë. Janë ende me dhjetëra familje për t’u pajtuar në vendin e tij, por pa ndihmën e shtetit e ka mjaft të vështirë: “Ndihma është shumë e vogël apo për të thënë fare nga pushteti. Shteti të ndihmon, ne na jep mundësinë, na udhëzon, na ndihmon me naftë, por nuk ka ndërhyrë shteti në këtë drejtim. Ka qenë Kanuni më i fortë se ligji, por sot është ligji”.
Pas vitit 1990, Tropoja ka humbur me qindra të rinj e të moshuar për shkak të hakmarrjes. Fenomeni është aq i fortë sa ligji nuk arrin ta mposhtë Kanunin. Shumë shtëpi janë mbyllur prej vitesh për t’i shpëtuar hakmarrjes, e cila në këto male lihet trashëgimi mes brezave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
Departamenti Amerikan i Shtetit jep detaje të takimit Allen-Osmani
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Ministria e Brendshme paralajmëron se një pjesë e agjencive të pavarura e ekzekutive do të shuhen
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare