Thuhet se rreth 15 mijë ushtarë kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Por rreth 60 mijë njerëz kanë aplikuar për ta marrë statusin e veteranit, duke e bërë procesin shumë të komplikuar, madje tashmë me rastin po merren edhe institucionet e drejtësisë.
Në anën tjetër është duke u zhvilluar edhe një proces aplikimi – ai njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale.
Por a mund të devijohet ky proces duke pasur parasysh parregullsitë që kanë ndodhur tek aplikimet për t’u bërë veteran.
Minire Begaj-Balaj, kryetare e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, ka thënë se deri tash kanë refuzuar 103 aplikime.
“Aplikacioni është i tillë që kërkon shumë të dhëna. Çdo kush që ka nënshkruar mbi atë storie, do të përgjigjet penalisht, siç do të ndodh edhe me ne anëtarët e Komisionit”, ka thënë Begaj- Balaj në Info Magazine në KlanKosova.
“Të gjithë ata që tentojnë të aplikojnë, duhet të jenë të bindur për atë që thonë. Sepse ne edhe mund t’i intervistojmë personat dhe shpesh ata refuzohen për shkak të intervistës kontradiktore me të dhënët që kanë paraqitur në aplikacion”.
Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për rehabilitimin e viktimave të torturës, ka thënë se duke pasur parasysh mënyrën se si është ndërtuar i gjithë ky proces, ka hapësirë minimale për t’u devijuar.
“Standardet sigurojnë që procesi me qenë kredibil. Procesi është shumë i balancuar. Koha e ka bërë të vetën dhe na ka lejuar të bëjmë këtë proces kaq të besueshëm, duke parë edhe shembujt jo të mirë nga rajoni”, ka thënë Rushiti në Info Magazine.
Deri tani 140 rasteve u është njohur statusi i viktimave të dhunës seksuale, të cilët marrin nga 230 euro pagë, ndërsa në nivel vendi janë 750 aplikime që presin të shqyrtohen.
Prej 5 shkurt ka filluar zyrtarisht aplikimi. Janë disa mënyra të aplikimit, secili person mund të aplikojë në Sekretari, në Prishtinë, mund të aplikojnë në katër Organizatat që janë të autorizuara si dhe mund të aplikojnë në shtatë zyrat regjionale.
Ky debat është bërë pasi sot Çmimi Nobel për Paqe, i është ndarë dy personaliteteve që bëjnë fushatë kundër dhunës seksuale në luftë.
Komiteti norvegjez i Nobelit njoftoi se kirurgut kongolez të gjinekologjisë, Denis Mukwege, dhe Nadia Murad ju dha ky çmim “për përpjekjet e tyre që t’i japin fund përdorimit të dhunës seksuale si armë e luftës apo konfliktit të armatosur”.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë dyshohet se kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të abuzimeve seksuale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025