LAJMI I FUNDIT:

Thaçi liron nga detyra Elez Blakajn

Thaçi liron nga detyra Elez Blakajn

Presidenti i Republikës së Kosovës, ka nxjerrë dekret me anë të së cilit e ka liruar nga detyra ish-prokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Elez Blakaj.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar Besim Kajtazi, drejtor i zyrës ligjore në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës (ZPRK).


Kajtazi ka shtuar se dekreti i është përcjellë Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

“Betimi për Drejtësi” kishte raportuar se KPK kishte miratuar dorëheqjen e ish-prokurorit të PSRK-së, Elez Blakaj.

Më 15 gusht të këtij viti ishte konfirmuar se ish-prokurori i PSRK-së, Elez Blakaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Ish-prokurori special, Elez Blakaj, pas disa ditësh të dorëheqjes së tij, përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, ka treguar arsyet e dorëheqjes së tij dhe për kërcënimet e presionet, që thotë se ka pasur gjatë kohës sa po hetonte rastin e veteranëve të UÇK-së.

Në këtë postim, ai ka përmendur kërcënimet që thotë se i ka pasur nga njerëz të ndryshëm, që nga koha kur kishte nisur intervistimet lidhur me hetimet e tij.

Ai në këtë letër, ka përmendur edhe Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili sipas tij, e kishte thirrur në një takim urgjent, siç thotë, duke kërkuar sqarime se pse e kishte intervistuar Kryetarin e Kuvendit dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Kurse, në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin “Betimi për Drejtësi”, Blakaj kishte sqaruar në detaje rastin e tij, që nga koha kur kishte nisur hetimet në rastin e veteranëve të UÇK-së, e deri te dorëheqja e tij nga pozita e prokurorit special, duke thënë se vazhdimisht ishte ballafaquar me presione të ndryshme, por edhe me pengesa brenda vetë sistemit prokurorial.

Ndërsa, më 14 shtator ishte dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, aktakuza për veteranët e rrejshëm, të cilët e kishte përgatitur ish-prokurori Blakaj.

“Betimi për Drejtësi” kishte raportuar ekskluzivisht për ngritjen e aktakuzës së prokurorit tani të dorëhequr, Elez Blakaj, për rastin e njohur si “Veteranët”.

Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori Blakaj, të cilën e kishte siguruar “Betimi për Drejtësi”, personat e përfshirë akuzohen se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës.

Siç kishte raportuar “Betimi për Drejtësi”, listës së personave të akuzuar i prinë Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori