Komuna e Gjilanit përmes Drejtorisë së Bujqësisë sot ka bërë shpërndarjen e farës së grurit për 847 fermer me mbi 140 mijë kilogram gjithsej.
Ky është një subvencionim i drejtpërdrejtë dhe stimulim për punimit e tokës bujqësore, përcaktim ky që në vazhdimësi është thënë nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri dhe është duke u realizuar me kapacitete të plota nga Drejtoria e Bujqësisë.
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili ka marrë pjesë në këtë aktivitet së bashku me drejtorin e Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka thënë se ky është viti i pestë që me përkushtimin e kryetarit të Komunës, po vazhdohet mbështetja e fermerëve në fusha dhe forma të ndryshme, sikur sot me farë të grurit.
“Janë 847 fermer të Gjilanit që përfitojnë nga ky subvencionim me farë gruri. Inkurajojmë fermerët që të vazhdojnë me punë dhe me përkushtim në sektorin e bujqësisë dhe për çdo hall që kanë të drejtohen te drejtori i bujqësisë, i cili i dinë më së miri hallet e tyre dhe prioritetet që ata kanë. Lutemi së bashku që asnjë pëllëmbë toke të mos mbetet pa punuar. Komuna e Gjilanit do të vazhdoj edhe viteve të tjera këtë praktike dhe gjithashtu jemi duke shikuar mundësinë më të mirë për mbështetje të bujqve nga buxheti i Komunës, nga donatorët etj”, ka thënë nënkryetari, Arbër Ismajli.
Kurse nga ana e tij drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani, ka thënë se në harmoni me planin e punës, sot po realizohet projekti për furnizim me farë gruri që përfitues janë një numër i konsiderueshëm i fermerëve.
“Këtë vit kemi një interesim të jashtëzakonshëm të aplikuesve gjilanas. Drejtoria e Bujqësisë ka trajtuar aplikacionet e fermerëve të cilët nuk i arrijnë kriteret e Ministrisë së Bujqësisë. Sot janë përfitues 847 fermerë me gjithsej 140 mijë kilogram farë gruri. Prej tyre 80 mijë kilogram janë me varietete të gjata dhe 60 mijë kilogram me varietete të shkurtra, kjo ndarje është bërë nga komisioni, varësisht nga kushtet dhe klasa e tokës që kanë fermerët”, ka thënë drejtori Ramadani.
Ai ka siguruar fermerët që të shfrytëzojnë çdo mundësi për mbështetjen e bujqve nga donator të ndryshëm, si nga ai i Komisionit Evropian, në fushën e turizmit rural, shkollat profesionale, ekspertët e rinj dhe agro-bizneset. Gjithashtu ka bërë të ditur edhe informatën tjetër që USAID-program AGRO do të bëjë shpalosjen e projekti investiv për vitin 2019 në fushën e pemëtarisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë