LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj, Rukiqit: Merru me biznes se nuk kupton rreth liberalizimit të vizave

Haradinaj, Rukiqit: Merru me biznes se nuk kupton rreth liberalizimit të vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, iu është kundërpërgjigjur kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqit, duke i thënë se po shet mend dhe nuk di rreth procesit të liberalizimit të vizave.

Haradinaj këto komente i bëri gjatë hapjes së shkollës së futbollit, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Rukiqi dje ka shkruar në Facebook se Franca dhe Holanda për arsye të ndryshme nuk po përkrahin liberalizimin e vizave, megjithatë ai ka hequr këtë postim.


Lidhur me këtë, kryeministri Haradinaj ka thënë se ai le të merret me biznes, pasi nuk e kupton temën e liberalizimit të vizave.

“Këta që po shesin mend, ai i Odës Ekonomike le të merret me biznese, le të vjen le të kërkon çka mundemi me bë me e zgjeruar sektorin privat. Besoj se po hyjnë në tema që se dinë ku janë, se kuptojnë temën. Ai nuk e din temën më mirë se na”, tha Haradinaj.

Rukiqi: Franca dhe Holanda janë duke kundërshtuar liberalizimin e vizave për Kosovën
Lexo po ashtu Rukiqi: Franca dhe Holanda janë duke kundërshtuar liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, dje ka shkruar se opsioni real për t’iu liberalizuar vizat Kosovës është fillimi i vitit 2020.

Sipas Rukiqit, në Këshillin Evropian nuk dalin në votim çështjet për të cilat nuk ka konsensus të plotë të vendeve të fuqishme të Bashkimit Evropian.

Ai përmend qëndrimin skeptik që kanë Franca dhe Holanda në lidhje me heqjen e vizave për kosovarët.

“Janë dy shtete me fuqi te jashtëzakonshme ne BE, te cilat për një arsye apo një arsye tjetër, janë duke kundërshtuar liberalizimin e vizave për Kosovën: Franca dhe Holanda. Gjasat për vendim pozitiv për vizat, brenda këtij viti, janë 50/50. Ne Këshill, çështjet e ngjashme nuk kane shkuar ne asnjë rast për votim, nëse nuk ka një konsensus, sidomos me vendet qe kane fuqi, jo vetëm te votës. Opsioni me real për liberalizim efektiv, është fillimi i vitit 2020”, ka shkruar kryetari i Odës Ekonomike. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Kalo në kategori