LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, tregtia dhe ndërtimi me më shumë borxhe

Maqedoni, tregtia dhe ndërtimi me më shumë borxhe
Foto: Ilustrim

Tregtia dhe ndërtimtaria shfrytëzojnë gati gjysmën e totalit të kredive, apo afër 1.4 miliardë euro të mjeteve financiare që bankat miratojnë për biznesin në Maqedoni. Analizat e Bankës Popullore të Maqedonisë për vitin e kaluar tregojnë se 1 miliardë e 50 milionë euro janë miratuar për tregtarët, të pasuar nga kompanitë e ndërtimit me afër 320 milionë euro, shkruan gazeta KOHA. Me fjalë të tjera, këto dy sektorë ekonomike shfrytëzojnë gati gjysmën e totalit të kredive të bizneseve në shtet.

Industria e ushqimit ka borxh prej afër 186 milionë euro, industria e tekstilit ka borxh prej 81 milionë euro, ndërsa sektori i bujqësisë afër 78 milionë euro. Ekonomistët thonë se qarkullimi më i shpejtë i parave në tregti, por edhe veprimtaria stabile e shitblerjes së banesave dikton që bankat të preferojnë kreditimin e këtyre dy sektorëve ekonomik në raport me veprimtaritë e tjera ekonomike.
Njëherazi, njohësit e sistemit financiar thonë se projekte të mira janë të gjitha ato që sigurojnë rritje reale dhe zhvillim afatgjatë të kompanive.


Këto kritere varen nga suksesi i punës së kompanisë, potencialit të saj të pashfrytëzuar për rritje, likuiditetit, historisë së suksesshme kreditore që tregon kthimin me kohë të kësteve, por edhe menaxhimin e mirë me financat. Faktorë tjerë janë marrja pjesë e kompanisë me një pjesë të parave të saja në financimin e projektit investues, si dhe mundësia që me sukses të paguhen këstet e kredisë, të paguhen harxhimet e saja dhe në fund – të sigurohet fitim i caktuar për biznesin.

Në ndërkohë, nga bizneset e tjera, me borxh më të madh ndaj bankave dallohet xehetaria me afër 42 milionë euro, industria kimike dhe e prodhimit të materialeve ndërtimore me afër 108 milionë euro, prodhimtaria e metaleve, makinerive dhe pajisjeve të ndryshme me 188 milionë euro, transporti me 207 milionë euro, kompanitë e sektorit të turizmit dhe hotelerisë me 62 milionë euro e kështu me radhë.
Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se Banka Komerciale që tradicionalisht mbështet më shumë kompanitë në Maqedoni deri në fund të vitit 2017, në total ka miratuar 605 milionë euro për financimin e bizneseve, ndërsa NLB Banka ka miratuar 378 milionë euro. Stopanska Banka ka miratuar 358 milionë euro gjithsej kredi për biznesin deri në fund të vitit të kaluar.

Me fjalë të tjera, tre bankat më të mëdha në Maqedoni deri në fund të vitit 2017, kanë huazuar 1 miliardë e 341 milionë euro për biznesin, që paraqet pak më shumë se gjysmën e të gjithë kredive të biznesit. Nga ana tjetër, të gjitha 11 bankat e tjera komerciale marrin pjesë me gjysmën tjetër në totalin e kredive të bizneseve.

Ndryshe, përkundër ankesave të biznesit se bankat nuk kreditojnë mjaftueshëm, megjithatë në dhjetë vitet e kaluara është dyfishuar kreditimi i kompanive prej një miliardë e 250 milionë euro në vitin 2007 në afër 2.7 miliardë euro në vitin 2017./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori