LAJMI I FUNDIT:

Telefoni fleksibil nga Samsung mund të mos vijë këtë vit

Telefoni fleksibil nga Samsung mund të mos vijë këtë vit

Samsung Galaxy F, ndryshe i njohur si Galaxy X, ishte njoftuar për një datë të lansimit në këtë vit nga CEO i kompanisë dhe tani kjo datë është shtyrë.

Telefoni i parë fleksibil i Samsung u përmend nga CEO i kompanisë, DJ Koh, si i pari i këtij lloji që lansohet në 2018. Tani, data e lansimit është shtyer për vitin 2019.

Kompania tani synon të shpalos telefonin Galaxy X në fillim të vitit 2019. Kjo i bie që telefoni i palosshëm vie në të njëjtën kohë me Galaxy S10.


Koh ka thënë më parë se kompania “nuk donte të humbiste titullin e parë” të lansimit të një telefoni fleksibil. Pra, komenti i  mëparshëm ku Samsung tha “ne do të kemi më shumë për të thënë për telefonin në zhvillim deri në atë fund të vitit, ndoshta disa detaje në lidhje me specifikimet”, mund të mos jetë plotësisht i pavërtetë.

Mund të presim që Galaxy F (apo X) të shfaqet në vitin 2019, por që potencialisht të shpallet zyrtarisht këtë vit. Gjithashtu presim një çmim të lartë dhe një numër të kufizuar të pajisjeve të prodhuara. /Telegrafi/