Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka deklaruar se prokurimi publik në Kosovë përballet me sfida të ndryshme duke shtuar këtu edhe skandalet dhe kontratat e fryra, që vinë si mungesë e vullnetit politik për t’i ndaluar.
O’Connell i bëri këto komente me rastin e nënshkrimit të memorandum bashkëpunimi me krerët e Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Shëndetësisë, Korporatës Energjetike të Kosovës dhe Agjencisë Qendrore të Prokurimit, me qëllim të rritjes së llogaridhënies, transparencës dhe qeverisjes së mirë në procesin e prokurimit, ku ambasadori tha se me këtë projekt arrijnë të fuqizojnë qytetarët për mundësinë e kërkimit të llogaridhënies.
Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se tash është më e lehtë qasjen në dokumente zyrtare.
“Jemi transparent para qytetarëve të Kosovës, kjo dëshmohet edhe me nënshkrimin e këtij memorandumi”, shtoi Lekaj.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili u shpreh se kjo ministri është munduar që të ndalojë keqpërdorimin e parasë publike, dhe një gjë e tillë sipas tij është vërejtur.
“Duhet të kemi një sistem të qëndrueshëm, që të luftohet vet korrupsionin, jo vet ministria. Ne nuk mund të bëjmë veç vet dhe e kemi mirëpritur këtë përkrahje”, shtoi Ismaili.
Mes tjerash ai ka pohuar se ka pasur raste kur pacientët kanë mbetur pa barna për shkak të keqpërdorimit të parasë publike.
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka falënderuar ambasadën që ua kanë besuar punën atyre si institut për monitorim të tillë dhe ekspertizë të KDI-së.
Faruk Hajrizi, kryesues i Bordit të KEK-ut tha se kjo iniciativë do t’i ndihmojë dhe shërbejë edhe KEK-ut, ku ka edhe vend për përmasime. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës