LAJMI I FUNDIT:

Serbët optimistë për blerjen e “Telekom Albania”: Marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinë, të kënaqshme

Serbët optimistë për blerjen e “Telekom Albania”: Marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinë, të kënaqshme

Qëllimi i “Telekom Serbia” për të marrë pjesë në garën e blerjes së “Telekom Albania” është përshëndetur nga ministri serb i Tregtisë dhe Telekomunikacionit, Rasim Ljajiç, i cili e konsideron një lëvizje të mirë, por edhe mjaft të logjikshme që flet vetë për fuqinë dhe potencialin e kësaj kompanie.

Është e rëndësishme për ne që “Telekom Serbia” demonstron aftësinë e saj për të investuar edhe në tregje të tjera rajonale si Shqipëria përveç atij të Malit të Zi dhe Bosnjës, ku është tashmë prezente.


Kjo, tha Ljajiç për “Kurir”, ia rrit ndjeshëm vlerën.

Ministri beson se po arriti të blejë “Telekom Albanian”, kompania serbe mund të kthehet në një lider të telekomunikacionit në Ballkan.

Ljajiç shtoi sidoqoftë se është ende shpejt që të flitet për rezultatin. Nuk e dimë akoma me saktësi se cilët janë konkurrentët e tjerë, ka pohuar ai për të përditshmen beogradase; për momentin është një lojë pa një përfundim të qartë, shtoi ministri duke theksuar se konsolidimi i tregut është i një rëndësie kyçe në ditët tona kur siç thotë dhe vetë, vetëm lojtarët globale apo rajonale mund të mbijetojnë në tregun e telekomunikacionit.

Gazeta citon edhe dekanin e fakultetit të inxhinierisë elektrike Branko Kovaçeviç të pohojë se shanset që “Telekom Serbia” ta fitojë tenderin në Shqipëri janë të mira duke pasur parasysh faktin që mes dy vendeve ka përgjithësisht marrëdhënie të kënaqshme tregtare pavarësisht politikës.

Mentaliteti i shqiptarëve nga ana tjetër është i ngjashëm me tonin, nënvizoi Kovaçeviç dhe në biznesin për të cilin po flasim, kjo është diçka mjaft e rëndësishme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori